Flash

Rama "braktis" Shkodrën, bëhet "zëvendësi" i Veliajt në Tiranë

Lapsi.al 11 February 2025
Rama "braktis" Shkodrën, bëhet

Edi Rama konfirmoi sot se ai do të kandidojë për deputet në qarkun Tiranë ndonëse më herët kishte lënë të kuptonte se do t'i printe listës së qarkut Shkodër. Rënia e Erion Veliajt në burg, e shtyn kreun e PS të fokusohet më shumë në Tiranë, qark që prodhon edhe më shumë mandate.

"Edhe unë duhet të jem këtu në Tiranë bashkë me skuadrën pas asaj që ndodhi dje dhe nuk diskutohet që 11 maj Tirana do t’i japë Shqipërisë numrin më të madh që i ka dhënë ndonjëherë, do e bëjmë gjithçka mavi", deklaroi Rama gjatë një eventi për shpalljen e Tiranës kryeqytet i Shqipërisë 105 vite më parë.

Gjatë fjalës së tij Rama i shpalli luftë të hapur SPAK-ut teksa vuri në dyshim procesin ndaj Erion Veliajt. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI