Flash

82-vjeçari u gjet i vrαrë me thiκë e çekiç në Durrës, në kërkim fqinji 39-vjeçar

Lapsi.al 31 December 2024
82-vjeçari u gjet i vrαrë me thiκë e

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durres. 82-vjeçari Paulin Gina u gjet i vrarë në banesë me thikë dhe çekiç. Lidhur me ngjarjen, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin, fqinjin e tij 39-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, rreth orës 18:50 të datës 30.12.2024, kanë marrë njoftim se në lagjen nr.13, Durrës, ishte gjetur i pajetë në banesë, dyshohej i dëmtuar me mjet prerës, një 82-vjeçar.

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë, grupi hetimor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, Drejtori i DVP Durrës dhe në drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.

Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçarit P. G., eksperti mjekoligjor konstatoi se kishte dëmtime të shumta të shkaktuara me mjet prerës dhe me sende të forta. Pas një pune intensive hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit F. J., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13, fqinj i 82-vjeçarit.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit. Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Vijon puna intensive për kapjen e 39-vjeçarit. Materialet u referuan në Prokurori, për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Të këshilluara

Fituesit dhe humbësit e 2024-s

Ekonomia vendase mori pak frymë për të dytin vit radhazi në vitin 2024, duke lënë pas vështirësitë e krijuara pas tërmetit të 2019-s dhe pandemisë që dha efekte...

07:46

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI