Flash

Rama: Deri në vitin 2027 do të thithim rreth 1 mld euro plus nga BE

Lapsi.al 30 December 2024
Rama: Deri në vitin 2027 do të thithim rreth 1 mld euro plus nga BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë do të marrë ndihmë nga Bashkimi Evropian mbi 1 mld euro deri në vitin 2027. Gjatë fjalës së tij me gazetarët, Rama theksoi se kanë marrë dritën jeshile për tu bashkuar me disa segmente me familjen evropiane. Rama gjithashtu shtoi se pas 25 vitesh, Shqipëria ka dalë nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë së Europës.

"Këtë vit dhe ky është një fakt teje domethënës edhe pse me sa më rezulton sepse unë nuk jam një ndjekës i rregullt i lajmeve, Shqiperia ka dal pas 25 vjetësh nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë së Europës. Nuk jemi më në monitorim të plotë, por jemi si ato vende që do ti bashkohen rrugës europiane. Së treti, Shqipëria ia ka dal duke u futur në bashkëpunim me vendet e tjera të rajonit. E them këtë me shumë krenari, ka qenë një proces jo i lehtë, një proces me këmbëngulje të vazhdueshme. Ka qenë një kontakt me zyrën e BE për të arritur që në procesin e integrimit të hyjë një fjalorin e ri. Në periudhën sot deri në 2027 do të thithim rreth 1 milidarë euro plus dhe kemi dritën jeshile për tju bashkuar vendeve europiane. Me këtë plan rritje, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë nuk do të kenë asnjë pagesë ekstra për transferta sepse zyra është anëtare në SEPA. Në një garë me disa vende Shqipëria ka fituar mundësinë të hapjes të hapjes së Kolegjit të Europës në Tiranë. Hapet në Tiranë si një sinjal kuptimplotë dhe si një vlerësim të Shqipërisë në hartën europiane," tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI