Flash

Cardi B kërkon divorcin nga Offset

Lapsi.al 1 August 2024
Cardi B kërkon divorcin nga Offset

Cardi B ka vendosur të ndahet përfundimisht nga Offset.

Reperja bëri kërkesë për divorc nga burri i saj të mërkurën, konfirmoi përfaqësuesi i saj për Page Six.

Përfaqësuesi nuk dha detaje shtesë, por informoi se Cardi po kërkon kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Që nga fillimi i martesës së çiftit, ka pasur thashetheme se Offset e ka tradhëtuar reperen disa herë.

Cardi dhe Offset kanë një vajzë së bashku, Kulture, 5 vjeç dhe një djalë, Wave, 2 vjeç. Ka pasur gjithashtu spekulime se ajo është në pritje të një fëmije të tretë – por Cardi nuk i ka konfirmuar aludimet.

Offset dhe Cardi u martuan në shtator të vitit 2017. Por ata janë ndarë disa herë gjatë martesës duke përfshirë në vitin 2020, kur Cardi fillimisht paraqiti kërkesën për divorc, por më pas dyshja u pajtuan.

Të këshilluara

Lëshohet urdhër arrest për Katie Price

Një urdhër arresti është lëshuar për Katie Price, pasi ajo nuk mori pjesë në një seancë gjyqësore në lidhje me falimentimin e saj. Gjyqtarja e Gjykatës së Fa...

18:36

50 Cent flet për akuzat ndaj Diddy

Reperi 50 Cent, foli për marrëdhënien e tij me Combs– i cili është përballur me akuza për përdh*nim, sulm se*sual dhe trafik se*sual në një sërë padish – në një...

19:17

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI