Flash

Aksidentohet rëndë djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Lapsi.al 30 July 2024
Aksidentohet rëndë djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Pax Jolie-Pitt, djali 20-vjeçar i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, thuhet se është shtruar në spital me një dëmtim të rëndë në kokë pas një aksidenti me biçikletë elektrike në Los Angeles të hënën.

TMZ raporton se Pax nuk kishte veshur helmetë në momentin e aksidentit dhe u dërgua me urgjencë në spital për trajtim pasi pësoi një dëmtim në kokë dhe përjetoi dhimbje në ije.

Brad dhe Angelina ndajnë tre fëmijë biologjikë - Shiloh 18-vjeçare dhe binjakët Vivienne dhe Knox 15-vjeçare, si dhe tre fëmijë të birësuar, djemtë Maddox, 22 dhe Pax, 20, dhe vajza Zahara, 19 vjeç.

Aksidenti i Pax vjen mes procedurave ligjore të motrës Shiloh për të hequr  mbiemrin "Pitt".

Shiloh së pari paraqiti dokumentet duke kërkuar ndryshimin ligjor të emrit më 27 maj, ditën kur ajo festoi 18-vjetorin e saj . Para kësaj, Zahara hoqi dorë nga mbiemri kur u prezantua si "Zahara Marley Jolie" gjatë një ceremonie për grupin Alpha Kappa Alpha në Kolegjin Spelman në Atlanta, Georgia.

Vivienne ndoqi shembullin e motrave kohët e fundit. Ajo dhe nëna e saj e famshme bashkëprodhuan produksionin në Broadway të The Outsiders, në të cilin Vivienne u vlerësua si "Vivienne Jolie". Dyshja nënë-bijë fitoi një çmim Tony për punën e tyre në The Outsiders.

Një burim më vonë i tha ET se Shiloh "angazhoi avokatin e saj dhe e pagoi vetë". Sa i përket reagimit të Brad ndaj përpjekjes së Shiloh për të hequr mbiemrin e tij, një burim i tha ET muajin e kaluar se "Bradit  ka dashur gjithmonë të jetë baba dhe i do fëmijët e tij".

 

Të këshilluara

Halsey reagon pas postimit të Britney

Halsey është përgjigjur pasi Britney Spears pretendoi se një postim i dërguar nga llogaria e saj për të ishte "lajm i rremë". Këngëtarja pranoi admirimin e s...

19:35

Celine Dion flet për rikthimin në skenë

Celine Dion mahniti botën me rikthimin e saj në hapjen e Lojërave Olimpike Verore të Parisit 2024. Këngëtarja e njohur, 56-vjeçare, ka qenë jashtë vëmendjes ...

19:08

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI