Flash

Mbyllen hetimet për Chiara Ferragnin

Lapsi.al 5 July 2024
Mbyllen hetimet për Chiara Ferragnin

Kompanitë e kontrolluara nga Chiara Ferragni kanë rënë dakord të paguajnë të paktën 1.2 milionë euro për “I Bambini delle Fate“, pasi përfundoi hetimi për rastin ‘Pandoro’, tha autoriteti italian i konkurrencës.

Autoriteti Antitrust Italian kishte hapur një hetim për shitjen e vezëve të Pashkëve të markës Ferragni në vitet 2021 dhe 2022 me paketimin që dyshohej se mashtronte blerësit, se të gjithë paratë do shkonin për bamirësi për fëmijët e “I Bambini delle Fate”. Autoriteti Antitrust Italian zbuloi se kompanitë e Ferragni-t Fenice dhe TBS Crew do të paguajnë 1.2 milionë euro gjatë tre viteve financiare për bamirësinë, e cila ndihmon fëmijët me autizëm dhe aftësi të kufizuara. Prodhuesi i vezëve të Pashkëve, Cerealitalia, do t’i japë bamirësisë të paktën 100,000 euro të tjera gjatë së njëjtës periudhë, tha AGCM, duke shtuar se pagesat përfaqësonin angazhime të detyrueshme. Rregullatori tha se në rast mosdakordësie do të çonte në një rihapje të hetimit antitrust si dhe në gjoba deri në 10 milionë euro dhe, në rast të shkeljeve të përsëritura, një ndalim të të bërit biznes deri në 30 ditë. Fenice dhe TBS Crew sjtuan se përveç se ranë dakord për pagesën, ata kishin vendosur të “ndanin qartë aktivitetet (e tyre) tregtare dhe bamirëse”.

Të këshilluara

Vendimi i Kriss Jenner pasi zbuloi se ka tumor

Kris Jenner ka vendosur të flasë për problemet e saj shëndetësore. Gjatë episodit të fundit të “The Kardashians” ajo u shpreh se po mendon të heqë vezoret pë...

16:48

Diddy paditet sërish për sulm seksual

Reperi Sean “Diddy” Combs po përballet me një tjetër padi për sulm se*sual, i teti kundër tij që nga nëntori 2023. Adria English, një ish-aktore e filmave pë...

14:22

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI