Flash

Diddy paditet sërish për sulm seksual

Lapsi.al 4 July 2024
Diddy paditet sërish për sulm seksual

Reperi Sean “Diddy” Combs po përballet me një tjetër padi për sulm se*sual, i teti kundër tij që nga nëntori 2023.

Adria English, një ish-aktore e filmave për të rritur, pretendon se Combs e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të ftuarit në festat që ai organizonte, si dhe e ka bërë të konsumojë alk00l dhe ekstazi.

Combs i ka mohuar akuzat. Avokati i tij Jonathan Davis tha në një deklaratë:

“Pavarësisht se sa padi janë ngritur, nuk do të ndryshojë fakti që z. Combs kurrë nuk ka sulmuar seksualisht apo trafikuar askënd. Ne jetojmë në një botë ku çdokush mund të ngrejë një padi për çfarëdo arsye dhe pa asnjë provë.

Për fat të mirë, ekziston një proces gjyqësor i drejtë dhe i paanshëm për të gjetur të vërtetën dhe zoti reperi është i bindur se do të mbizotërojë ndaj këtyre dhe pretendimeve të tjera të pabaza në gjykatë.”

Ajo pohon se ishte e punësuar për të marrë pjesë në një nga “festat” e Sean në vitin 2004, një ngjarje që nuk kishte “asnjë qëllim të keq apo kërkesa për kontakt fizik seksual”, kështu që pranoi ftesën.

Por në ngjarjen e tretë, ai dyshohet se i kërkoi asaj të kryente marrëdhënie me të ftuarit, “pasi ata kishin mësuar për të kaluarën e saj në fushën e videove për të rriturit”. 

Një sërë akuzash të tjera për sulme seksuale janë bërë kundër Combs, duke filluar nga nëntori kur ish e dashura e tij, këngëtarja R&B Cassie, e akuzoi atë për përdhunim dhe abuzim fizik. Kjo padi u zgjidh të nesërmen, megjithëse Combs u detyrua të kërkonte falje pasi pamjet e tij duke sulmuar fizikisht Cassie në 2016 u zbuluan në maj.

Të këshilluara

Detaje nga projekti i ri i Meghan Markle

Meghan Markle thuhet se ka përfunduar xhirimet e shfaqjes së saj të ardhshme për Netflix. Ndërsa detajet rreth projektit të ri të alumit "Suits" mbeten të fs...

16:29

Dua Lipa zyrtarizon lidhjen me aktorin

Dua Lipa dhe Callum Turner kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në Instagram. Gjatë fundjavës, dyshja festuan në Glastonbury Festival dhe nuk kishin frikë të shih...

15:12

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI