Flash

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

Berisha intervistë për mediat rumune: Vëllai i Edi Ramës ngriti fabrikën më të madhe të kokainës në Ballkan

Lapsi.al 20 June 2024
Berisha intervistë për mediat rumune: Vëllai i Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një intervistë për median rumune NCN, pas shpërthimit të skandalit të gjeneralit të shërbimit sekret rumun, Florian Koldea. Gjenerali ishte rekrutuar nga Dorian Duçka për të punuar për kartelin meksikan të Sinaloas.

Berisha thotë në këtë intervistë, se Edi Rama ka ngritur një narkoshtet në Shqipëri. Sipas tij, Rama vendosi kontakte me kolumbianët për drogën sapo erdhi në pushtet. Ndërkohë që sipas Berishës, Olsi Rama vëllai i kryeministrit ka ngritur fabrikën më të madhe të kokainës në Ballkan.

"Narkoshteti, zotëri. Edi Rama zëvendësoi shtetin e së drejtës me një narkoshtet. Nëse lexon median ndërkombëtare, duke përfshirë librat zyrtarë të institucioneve serioze, tregojnë se Shqipëria është narkoshtet. Si ndodhi kjo? Si ndodhi kjo? Edi Rama, sapo erdhi në pushtet, filloi lidhjet direkte me Kolumbinë. Dhe në një fshat 30 kilometra nga Tirana u instalua fabrika më e madhe e kokainës në Ballkan dhe më shumë. Një grup i përbërë nga shqiptarë dhe kolumbianë e drejtonte këtë objekt, duke eksportuar sasi të mëdha në Gjermani dhe gjetkë. Kur gjermanët zbuluan rrjetin, sollën dokumente. Çfarë u zbulua? U zbulua që një nga shefat e grupit ishte Olsi Rama, vëllai i Edi Ramës. Dhe operacioni dështoi, operacioni i arrestimit. Disa njerëz u dënuan, por të gjithë tani janë të lirë, duke përfshirë kolumbianët që jetojnë një jetë të qetë në Shqipëri. Dhe vëllai i Edi Ramës nuk u mor kurrë në pyetje. Krahas kësaj, nëse kontrollon të dhënat e policisë italiane, që, bazuar në një marrëveshje, kontrollonte territoret shqiptare për kanabis, në vitin 2015, ata e gjetën vendin të mbuluar kudo me kanabis. Zv/kryeministri… unë e denoncova në atë kohë. E denoncova. Pse? Çfarë ndodhi? Shërbimi Sekret i Shqipërisë hartoi një raport në të cilin thuhet se 124 oficerë të nivelit të lartë të policisë dhe 180 gjithsej oficerë policie ishin të përfshirë në mbjelljen e kanabisit, duke pasur për çdo bimë tarifën e tyre. Zv/kryeministri i atëhershëm i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, i cili tani është në azil në Zvicër, u tha mediave shqiptare dhe italiane se ai, në mënyrë të përsëritur, qëndroi kundër kanabizimit të Shqipërisë. Ndërsa zoti Rama e kundërshtoi atë, duke i thënë se këto janë para dhe nuk ka asgjë të keqe me këtë. Unë vetë ngrita zërin dhe thashë që ky është narkoshtet, sepse të gjitha ligjet u shkelën për të toleruar, për të favorizuar mbjelljen e kanabisit në të gjithë vendin," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI