Flash

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

880 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez në një ditë, numri më i lartë i regjistruar

Lapsi.al 20 June 2024
880 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez në një ditë,

Më shumë se 880 vetë kanë kaluar Kanalin Anglez në një ditë të vetme. Kryeministri britanik Sunak donte të ndalonte imigracionin e paligjshëm. Por dy javë para zgjedhjeve parlamentare, presioni ndaj tij është shtuar.

Kalimi i Kanalit Anglezdrejt Mbretërisë së Bashkuar me varka rrezikon jetën e emigrantëve: të martën janë regjistruar më shumë se 880 persona që kishin marrë këtë rrugë. Ky është numri më i lartë i regjistruar në një ditë të vetme këtë vit.

Që nga fillimi i vitit, gjithsej 12.313 vetë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kanalit Anglez, që do të thotë 18% më shumë se në të njëjtën kohë të vitit të kaluar. Në atë kohë ishin 10.472 vetë.

Fakti që kaq shumë njerëz po mbërrijnë sërish në Mbretërinë e Bashkuar përmes kësaj rruge nuk është një lajm i mirë për kryeministrin britanik Rishi Sunak. Presidenti e ka bërë çështjen e emigracionit një nga çështjet kryesore të fushatës së tij elektorale për zgjedhjet parlamentare të 4 korrikut dhe ka premtuar se do të ardhjen me varka.

Marrëveshje e diskutueshme me Ruandën

Për ta arritur këtë, kreu i qeverisë konservatore dëshiron që personat që kanë hyrë në mënyrë të parregullt në vend të deportohen në të ardhmen në Ruanda, pa u shqyrtuar kërkesa e tyre për azil dhe pavarësisht nga origjina e tyre. Ky plan duhej të ishte zbatuar shumë kohë më parë. Mbretëria e Bashkuar ka transferuar tashmë një shumë të barabartë me rreth 284 milionë euro në vendin e Afrikës Lindore. Megjithatë, përveç një largimi vullnetar, asnjë emigrant nuk është deportuar deri tani.

Sipas Sunak-ut, kjo marrëveshje duhet të ketë një efekt parandalues. Për momentin nuk ka asnjë provë për këtë. Ekspertët dyshojnë se kjo do t'i pengojë emigrantët të tentojnë të lundrojnë me varka të rrezikshme përtej Kanalit Anglez për në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëse Sunaku pëson humbje në zgjedhjet e përgjithshme britanike brenda dy javësh, dëbimet nuk kanë gjasa të ndodhin. Partia Laburiste e opozitës është shumë përpara konservatorëve të Sunakut në sondazhe dhe dëshiron të anulojë paktin e azilit me Ruandën.

Marrë nga DW

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.8 lekë dhe do të shitet me 100.6 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 92.8 lekë dhe do shitet ...

08:12

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI