Flash

Media franceze: Macron është gati të japë dorëheqjen!

Lapsi.al 11 June 2024
Media franceze: Macron është gati të japë dorëheqjen!

Emmanuel Macron mund të japë dorëheqjen si president i Francës pas dështimit që pësoi në zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Sipas informacioneve të siguruara nga media "Europe 1", Emmanuel Macron ka diskutuar mundësinë e dorëheqjes me një prej bashkëbiseduesve të tij.

"Dorëheqja e presidentit nuk është tabu. Po, sot duhet të shqyrtojmë të gjithë skenarët. Ai është gati të sakrifikojë fundin e mandatit pesëvjeçar,”-ka bërë me dije për "Europe 1" një nga personat e afërt me Macron, anonimati i të cilit është ruajtur nga media. Por pas publikimit të lajmit ka pasur menjëherë një reagim nga Pallati Élysée. Në një reagim zyrtar, nga pallati presidencial u njoftua se deri më tani nuk ka asnjë skenar që flet për dorëheqjen e Macron dhe zgjedhje të reja presidenciale.

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi dy ditë më parë zgjedhje të parakohshme, pas humbjeve në PE ndaj partisë së djathtë të Marine Le Pen, ‘Fronti Kombëtar’. Pas fitores së qartë të partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Rassemblement National (RN), presidenti Macron shpërbëu Asamblenë Kombëtare dhe shpalli zgjedhje të parakohshme. Në një fjalim drejtuar kombit nga pallati presidencial Elysee, presidenti Macron tha: Kam vendosur t’ju jap të drejtën e të ardhmes parlamentare me votë, prandaj po shpërndaj parlamentin sonte.

E djathta radikale mori një në çdo tre vota franceze, ndërsa partia e Marine Le Pen dhe e mbesës së saj Marion Maréchal fitoi 36.83% të votave, më shumë se të treja partitë e tjera franceze së bashku. Pas vendimit të Macron për të shpërbërë Asamblenë Kombëtare, një reagim erdhi edhe nga Le Pen.

"Ne jemi të gatshëm të marrim pushtetin nëse populli francez na jep besimin në zgjedhjet e ardhshme legjislative. Jemi të gatshëm ta ngremë vendin përsëri në këmbë,”-u shpreh ajo.

Votimet do të zhvillohen në dy raunde më 30 qershor dhe 7 korrik.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI