Flash

Celibashi në Komisionin e Ligjeve: Këtu reformat bëhen afër periudhës zgjedhore

Lapsi.al 11 June 2024
Celibashi në Komisionin e Ligjeve: Këtu reformat bëhen afër

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka raportuar në Komisioni i Ligjeve punën e vitit 2023, të institucionit që drejtor. Celibashi u është përgjigjur dhe pyetjeve të deputetëve, Dhuata Çupi e pyet nëse vendi Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë zgjedhore. Celibashi tha se Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë elektorale, por shtoi se problemi është se në vendin tonë reformat nisin afër periudhës së zgjedhjeve.

"Po, ka nevojë. Problemi këtu është se ne reformat elektorale i bëjmë shumë afër periudhës zgjedhore dhe as në këtë rast nuk shpëtuam nga kjo histori. Në kuadër të diskutimeve që po bëhen aktualisht nga Grupi i Dialogut për të adresuar disa çështje në kuadër të përmirësimeve ligjore për zgjedhjet e 2025, dhashë idenë se nëse nuk do të ketë sukses, nuk duhet të ketë arsye pse të mos vazhdojë procesi i diskutimit për çfarë do të duhet të ndryshojmë në ligjin zgjedhor.

Unë e kuptoj se interesi është të adresojmë çështjet për zgjedhjet e 2025, por pas 2025 do të ketë prapë zgjedhje dhe pse jo të diskutojmë për të gjitha çështjet dhe problematikat që lidhen me zgjedhjet në Shqipëri. E kuptoj që mund të shkaktojë një lloj hilariteti kjo ide, por nuk është pa sens, por shumë e arsyetuar. Shumë vende e aplikojnë këtë ide, ku miratohet ligji zgjedhor dhe hyn në fuqi pas zgjedhjeve të radhës.

Do të ishte e udhës që kjo strukturë të krijohej për të punuar dhe për të bërë një reformë të vërtetë zgjedhore. Kryesore është çështja e referendumeve, duhet të ketë një rregullim të përshtatshëm ligjor gjë që sot nuk ekziston. Nëse gjithë diskutimin për zgjedhjet në Shqipëri, nuk e bëjmë vetëm për zgjedhjet e radhës, mendoj se mund të kemi një produkt të mirë", tha Celibashi.

Të këshilluara

Konfiskohen pasuritë e Eldi Dizdarit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në ligjin Nr.10 192, datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për parandalimin dhe goditjen e kr...

09:55

Gjykata e Apelit vendos sot mbi vulën e PD-së

Gjykata e Apelit në Tiranë do të mblidhet sot në orën 10:00 për të shqyrtuar çështjen e vulës së PD-së. Mësohet se palët kanë pohuar dje se nuk do të kenë kërke...

08:30

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI