Flash

Macron mirëpret Bidenin në Paris, në fokus të diskutimeve Ukraina dhe Izraeli

Lapsi.al 8 June 2024
Macron mirëpret Bidenin në Paris, në fokus të diskutimeve

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka mirëpritur të shtunën presidentin amerikan, Joe Biden në Paris, duke konsideruar që vizita e zyrtarit të lartë amerikan shpërfaq lidhjet e fuqishme mes dy shteteve për çështjet e sigurisë globale.

Biden është pritur me nderime të larta dhe dy presidentët më pas kanë kryer homazhe te ushtarët e rënë gjatë luftës, si dhe janë takuar me veteranë të Luftës së Dytë Botërore. Ceremonia zyrtare ka nisur në Harkun e Triumfit në Paris. Më pas, të dy, bashkë me zonjat e para, janë nisur drejt Pallatit Elysee për një drekë pune.

Macron dhe Biden do të deklarohen për media më vonë gjatë ditës. Temat kryesore përgjatë diskutimeve të tyre do të jenë Izraeli, çështjet tregtare dhe Ukraina. Biden është në Francë prej 5 qershorit, dhe bashkë me Macronin, kanë marrë pjesë në 80-vjetorin e zbarkimit të trupave ushtarake të forcave aleate në Normandi, veprim që më pas ka rezultuar me mposhtjen e nazizmit në Luftën e Dytë Botërore.

Përgjatë përkujtimit të ngjarjeve historike, Biden ka bërë thirrje për mbrojtje të demokracisë në vendin e vet dhe përtej. Në Francë, Biden është takuar edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Përveç ndihmës ushtarake për Ukrainën, në vlerë të 61 miliardë dollarëve, të miratuar nga Kongresi amerikan më herët gjatë vitit, Biden ka prezantuar edhe një paketë tjetër në vlerë të 225 milionë dollarëve që përfshin municione, raketa, mortaja, artileri dhe raketa për mbrojtje ajrore.

Macron, në anën tjetër, i ka thënë Zelenskyt më 7 qershor se është duke finalizuar atë që e ka përshkruar si “koalicionin më të gjerë ndonjëherë” të instruktorëve ushtarakë për Ukrainën. Kievi i bën thirrje vazhdimisht Evropës për ta ndihmuar ushtarakisht, sidomos pasi Rusia ka shënuar disa fitore në fushëbetëjë, vecanërisht në rajonin e Harkivit.

Megjithatë, zëdhënësi i Këshillit amerikan për Siguri Kombëtare, John Kirby, u ka thënë gazetarëve më 7 qershor që, për shkak të ndihmës së miratuar së fundmi nga SHBA-ja, ukrainasit kanë arritur të përmbysin disa avancime ruse, sidomos rreth Harkivit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë më 7 qershor në Shën Petersburg se, Rusia është “e gatshme për bisedime” me disa kushte, përfshirë “realitetin e të sotmes” – referencë për aneksimin ilegal të Krimesë dhe katër rajoneve në juglindje të Ukrainës.

Megjithatë, lideri i Kremlinit ka pretenduar se Evropa është “e pambrojtur”, për shkak të mungesës së një sistemi të hershëm të paralajmërimit. Ai ka thënë se Rusia ka “disa herë më shumë” armë bërthamore sesa që janë aktualisht në kontinentin evropian “madje edhe nëse SHBA-ja bart të vetat".

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI