Flash

Pas komplikacioneve shëndetësore në burgun e Reçit, 45-vjeçari ndërron jetë në spital

Lapsi.al 7 June 2024
Pas komplikacioneve shëndetësore në burgun e Reçit,

Një 45-vjeçar i arrestuar para 5 ditësh ka ndërruar jetë pas komplikacioneve shëndetësore të shfaqura në burgun e Reçit. Eduart Koka, i arrestuar për drogë ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga punonjësit shëndetësorë të burgut, ndërsa më pas është transportuar drejt spitalit të Shkodrës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Koka u arrestua më 2 prill të këtij viti nga policia e Lezhës dhe pas arrestimit, nga komisariati i Lezhës u dërgua në paraburgim në burgun e Reçit 5 ditë më parë për të pritur derisa gjykata të mund të jepte një vendim për të.

NJOFTIMI I ARRESTIMIT TË KOKËS:

Eduard Koka u arrestua si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të dyshuar të implikuar në disa veprimtari kriminale ku specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të policisë Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”. Nga kontrolli fizik i kryer ndaj ketij shtetasi në lagjen që mban emrin “Gurra” në Lezhë, shërbimet e policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje u gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti. Pasi Eduard Koka humbi jetën për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të përkeqësuar duke patur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë policia dhe prokuroria e Shkodrës po hetojnë për të zbardhur të plota shkaqet e ndarjes nga jeta të 45 vjeçarit i cili u arrestua 5 ditë më parë në Lezhë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI