Flash

Dogji 6 automjete në biznesin me qera në Kamëz/ Arrestohet një nga autorët

Lapsi.al 6 June 2024
Dogji 6 automjete në biznesin me qera në Kamëz/ Arrestohet

Një nga autorët e djegies së gjashtë automjeteve në biznesin e makinave me qera në Kamëz është arrestuar nga policica.

Në pranga është vënë Amarildo Saliu. Ai ishte në "arrest shtëpie" dhe në momentin që zjarrvënia ka ndodhur nuk ka qenë në banesë, të cilën e ka pranë vendit të ngjarjes. Saliut i është sekuestruar celulari, por të gjitha materialet i ka fshirë. Si autorë të zjarrvënies dyshohet se janë tre persona, ndërsa po punohet ende për zbardhjen e ngjarjes.

Biznesi ishte hapur para 6 ditësh dhe është në pronësi të Edjon Hoxhës. Ky i fundit në deklaratën e tij për policinë është shprehur se nuk ka asnjë problem dhe konflikte me ndonjë njeri, apo biznes tjetër.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI