Flash

Berisha lajmëron protestën e së enjtes para Kuvendit: Do kërkojmë dorëheqjen e Ramës

Lapsi.al 3 June 2024
Berisha lajmëron protestën e së enjtes para Kuvendit: Do

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas transmetimit të investigimit të RAI-3 dhe shkrimit të Bild për Shqipërinë dhe qeverinë e Edi Ramë.

Berisha ka deklaruar se Shqipëria në sytë e publikut Europian dhe botëror është një shtet i mafias dhe drogës. Sipas Berishës, pikërisht për këtë arsye, kjo qeveri e narkoshtetit duhet të largohet një orë e më parë, që shqiptarët të mos largohen më nga vendi i tyre.

Lideri i opozitës Sali Berisha po ashtu bëri thirrje që qytetarët të protestojnë të enjten në orën 11:00 tek parlamenti i Shqipërisë, ku të kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Edi Ramës.

FJALA E PLOTE:

Zonja dhe zotërinj!

Shqipëria sot paraqitet para opinionit publik, evropian dhe botëror, si gazi i dheut, si shteti i mafias, drogës dhe krimit.

Në dokumentarin e mbrëmshëm të RAI-3, emisioni më i ndjekur i të gjithë medieve italiane, në shkrimin e djeshëm të Bild për narkoshtetin shqiptar, Edi Rama, vëllai i tij Olsi, qeveritarët, leitnantët damkosen përfundimisht si bosët më të rrezikshëm të mafias në Europë.

Them më të rrezikshëm sepse këta janë mafiozët në pushtet. Është ky narkoshtet që ne denoncuam para jush, me forcën më të madhe dhe opinioni publik botëror që me instalimin e tij, me vendimin e kanabizimit të Shqipërisë, i cili dikton tashmë çdo ligj, çdo kod, çdo rregull.

Është ky narkoshtet që me fuqinë e tij, ndërmori agresionin më të pashembullt ndaj shqiptarëve. I zhbiu ata, i zboi ata si kurrë në histori nga vatrat e tyre.

Është ky shtet i krimit dhe mafias, që nuk njeh ligje, kushtetutë dhe as norma. Që mobilizoi mafian ndërkombëtare në një sulm të pashembullt për shkatërrimin e opozitës shqiptare, si zëdhënëse e vetme e qytetarëve të ndershëm shqiptarë, e atdhetarëve shqiptarë.

Është ky narkoshtet me në krye Edi Ramën që po ndan me familjarët e vet fonde dhe pasuri publike të shqiptarëve si në asnjë vend tjetër.

Arben Ahmetaj është dëshmitarë okularë. Është njeriu që i ka parë në zyra Pëllumb Gjokat, Troplinët, Abdylët, Ndokët, Rrajat, Dervishët, Çelët, duke marrë urdhra kundër opozitës.

Bajrët për vjedhjen e votave. Është Arben Ahmetaj që ka parë aty Edi Ramën, siç kemi njoftuar tek miratonte planet e resorteve të tyre.

Qytetarë dhe qytetare!

Në mënyrë të përsëritur kemi denoncuar dyshimet shumë të mëdha që ekzistojnë në përdorimin e ‘Ismailit’, avionit taksi të Edi Ramës për transportin me baule diplomatike të ngarkesave të mëdha të narkoeurove dhe kokainës.

Pra, jemi siç e shifni, në një narkoshtet që me tentakulat e tij ka zhdukur votën e lirë. Po plaçkit pasuritë e shqiptarëve dhe i dëbon ata jashtë vendi.

Të dashur qytetarë dhe qytetare! Ky ishte vetëm një kapitull dhe ju garantoj, vetëm maja e ajsbergut të narkoshtetit shqiptar. Se në rast se do të njiheshit me dosjet e ‘Metamorfozës’ me dosjet e 7 familjeve mafioze, bosët e të cilëve u larguan pa u hyrë ferra në këmbë, nga Shqipëria.

Në rast se do të njiheshit me përmasat e dosjes McGonigal, me përmasat e mafias tjetër ndërkombëtare që me Edi Ramën në aleancë, vepron kundër shqiptarëve dhe interesave të tyre, ju do të kuptonit se ajo që keni dëgjuar, është thjeshtë një kapitull, apo si të thuash maja e ajsbergut e asaj që ju kërcënon qenin tuaj, kërcënon fëmijët tuaj, kërcënon pasuritë tuaja, kërcënon jetën tuaj.

Ndaj dhe qytetarë dhe qytetare, ju bëj thirrje ditën e enjte në orën 11:00, të grumbullohemi para parlamentit të krimit për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kreut të narkoshtetit shqiptar, Edi Rama.

Kalimin në një qeveri teknike dhe natyrisht zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Beteja jonë për largimin e të keqes së madhe që quhet Edi Rama, është betejë për jetë a vdekje, për të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë, integrimin europian të Shqipërisë.

Ndaj dhe ftoj shqiptarët të lënë çdo gjë, të mblidhemi para parlamentit në orën 11:00 të enjten që vjen.

O sot o kurrë. Faleminderit, fitore!

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI