Flash

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Tjetër vatër zjarri në Fier

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakë...

18:44

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake...

18:42

Analiza e BBC: Cilët janë skenarët për fatin e Donald Trump pas përfundimit të gjyqit?

Lapsi.al 28 May 2024
Analiza e BBC: Cilët janë skenarët për fatin e Donald Trump

Ndërsa gjyqit të Donald Trump po i afrohet fundit, pyetja kryesore që ngrihet është se çfarë do të ndodhë nëse Departamenti i Drejtësisë e shpall atë fajtor për falsifikimin e të dhënave të korporatave për të mbuluar paratë që ai dha për të blerë heshtjen e Stormy Daniels. Mbrojtja dhe padia civile do të nisë ditën e nesërme, ndonëse ende nuk ka datë për shpalljen e vendimit të jurisë.

Nuk do të jetë dënimi i parë i Trump, por duke qenë se është një procedim penal, interesi është i ndryshëm. Aq më tepër që pas disa muajsh nga sot ai mund të fitojë një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë dhe tani si president do të ketë mundësi të tjera. Nëse gjykata e shpall fajtor, ai do të jetë ish-presidenti i parë që dënohet dhe po ashtu kandidati i parë për president që do të dënohet. Siç thekson BBC, mundësia që Trump të dënohet qoftë edhe për një nga 34 akuzat ndaj tij në këtë gjyq, është reale.

Çfarë do të ndodhë nëse ai shpallet fajtor dhe dënohet?

Edhe nëse Trump dënohet, ai do të largohet normalisht nga gjykata deri në shpalljen e dënimeve në një seancë tjetër gjyqësore. Gjykatësi do të duhet të marrë në konsideratë një sërë faktorësh si: mosha e Trump, e cila është 77 vjeç; ai nuk ka dënime të mëparshme (penale); ai është një ish-kandidat presidencial (ose president i ardhshëm) dhe se ka shkelur urdhrat e gjykatës për të mos komentuar në gjyq. Dënimet mund të variojnë nga një gjobë ose një dënim me kusht, deri në burgim .

Trump më pas mund të përgjigjet me një ankimim, një proces që do të kërkonte shumë muaj për të përfunduar. Ekipi ligjor i Trump mund ta bazojë apelimin e tij në prova të pamjaftueshme nga dëshmia e Stormy Daniels. Derisa çështja të mbyllet përfundimisht, Trump do të jetë i lirë me kusht.

Por edhe nëse skenari më i keq për Trump realizohet, mundësia që ai të shkojë në burg është e pakët, edhe pse jo inekzistente. Përveç kësaj, 34 krimet e Trump janë krime të klasit E për shtetin e Nju Jorkut, me dënime deri në katër vjet.

Por ka edhe vështirësi praktike që e vështirësojnë shqiptimin e dënimit. Si një ish-president, Trump ka mbrojtje të përjetshme nga Shërbimi Sekret, agjentët e të cilit do të duhet ta mbrojnë atë edhe … në burg.

Por edhe pas hekurave (ose të paktën me një këmbë derisa të diskutohet apeli në rast dënimi) Trump nuk e humb të drejtën për të qenë kandidat. Të dënuarit nuk përjashtohen nga Kushtetuta e SHBA, por nuk është e sigurt që votuesit duan të votojnë për një president me precedentë penalë. 6% e mbështetësve të Trump thonë se nuk do të votonin për një kriminel të dënuar, një numër i vogël që mund të ndikojë në zgjedhje.

A mund "ta falë" veten nëse shpallet president?

Sipas BBC kjo nuk mund të ndodhë, sepse presidentët japin falje për krimet federale, jo ato shtetërore si ato me të cilat përballet tani Trump. Ai gjithashtu ka dy gjyqe në gjykatë federale në të cilat mund të provojë fatin e tij për të falur veten. Konstitucionalistët në SHBA nuk do të ishin dakord: presidenti, madje edhe një Trump, nuk e ka atë pushtet për vete.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46