Flash

Rrëzohet dënimi i Harvey Weinstein për përdhunim

Lapsi.al 26 April 2024
Rrëzohet dënimi i Harvey Weinstein për përdhunim

Dënimi i Harvey Weinstein në vitin 2020 për akuzat për përdh*nim është rrëzuar nga Gjykata e Apelit e Shtetit të Nju Jorkut, e cila urdhëroi një gjyq të ri.

Në gjyqin e vitit 2020, Weinstein u shpall fajtor për përdh*nim në shkallën e tretë për sulm se*sual ndaj një aktoreje në 2013 dhe për kryerjen e një akti se*sual kriminal duke detyruar se*s oral ndaj një ish-asistenti të prodhimit në vitin 2006. Weinstein u dënua me 23 vjet burg.

Gjykata konstatoi se gjyqtari që kryesonte çështjen e manjatit të turpëruar të filmit kishte bërë një gabim duke lejuar prokurorët të thërrisnin dëshmitarë, akuzat e të cilëve nuk ishin pjesë e akuzave kundër tij. Teksti i vendimit u publikua të enjten në mëngjes.

Vendimi për të dëshmuar gratë që nuk ishin pjesë e akuzave kundër Weinstein u mor "gabimisht" nga gjykata më e ulët, tha gjykata e apelit. Gabimi u “përkeqësua” kur gjykata më e ulët vendosi që Weinstein mund të merrej në pyetje në lidhje me ato akuza. Gjykata e apelit tha se këto vendime pakësuan karakterin e tij para një jurie.

Për shkak se prokurorët nuk mund të përdorin "dënime të mëparshme ose prova të kryerjes së mëparshme të akteve specifike, kriminale, të mbrapshta ose imorale" për të vërtetuar kriminalitetin e një personi, vendimi për të pasur viktima të supozuara, pretendimet e të cilave nuk ishin pjesë e akuzave kundër Weinstein, nënkuptonte se ai ishte gjykuar "për pretendime të parëndësishme, paragjykuese dhe të paprovuara për vepra të këqija të mëparshme", sipas gjykatës së apelit.

Avokati Douglas H. Wigdor, i cili ka përfaqësuar tetë akuzues të Weinstein, duke përfshirë dy nga dëshmitarët në gjyqin e Nju Jorkut, e quajti vendimin e së enjtes një "hap të madh prapa në mbajtjen e përgjegjësive të atyre për aktet e dhunës seksuale". Prokurorët e Manhatanit tani do të duhet të vendosin nëse duan të rigjykojnë Harvey, tani 72 vjeç.

 

 

Të këshilluara

Fansat kundër "Yeezy p0rn": Zhgënjyese

Fansat e Kanye West janë habitur pasi reperi zbuloi idenë e tij për të lançuar 'Yeezy p0rn'. Pasi pushtoi botën e muzikës dhe u fut në modë, tani ai është ga...

17:42

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI