Flash

Sydney Sweeney reagon ndaj komentit të producentess

Lapsi.al 18 April 2024
Sydney Sweeney reagon ndaj komentit të producentess

Sydney Sweeney iu përgjigj komenteve të producentes, Carol Baum, rreth pamjes dhe aktrimit të saj.

Baum, bëri komente kritike për Sweeney gjatë një diskutimi me kritiken e filmit të The New York Times, Janet Maslin në Pleasantville, Nju Jork.

"Sa e trishtueshme që një grua në pozicionin për të ndarë ekspertizën dhe përvojën e saj zgjedh të sulmojë një grua tjetër," tha një përfaqësuese e Sweeneynë një deklaratë për PEOPLE. "Nëse kjo është ajo që ajo ka mësuar në dekadat e saj në industri dhe mendon se është e përshtatshme për t'u mësuar studentëve të saj, kjo është e turpshme. Të përçmosh padrejtësisht një kolege producente femër flet shumë për karakterin e zonjës Baum.”

Sweeney kohët e fundit prodhoi dhe luajti në hitin "Anyone But You" dhe në filmin horror "Immaculate". Komentet e Baum diskutuan hitin e fundit të komedisë romantike të aktores.

“Ka një aktore që të gjithë e duan tani: Sydney Sweeney. Unë nuk e kuptoj Sydney Sweeney. Po shikoja në avion filmin e Sydney Sweeney-t [Anyone but You] sepse doja ta shikoja. Doja të dija se kush është ajo dhe pse të gjithë po flasin për të. E pashë këtë film të pashikueshëm – më vjen keq për njerëzit që e duan këtë … komedi romantike ku e urrejnë njëri-tjetrin”, tha Baum, sipas Daily Mail.

Producentja, e cila është gjithashtu një profesore ndihmëse e Universitetit të Kalifornisë Jugore, tha se ajo foli për Sweeney me klasën e saj.

“I thashë klasës sime: ‘Më shpjegoni këtë vajzë. Ajo nuk është e bukur, nuk mund të aktrojë. Pse është kaq e pëlqyer?’ Askush nuk kishte përgjigje”, shtoi ajo.

Carol thuhet se i tha TMZ se i vjen keq për komentet e saj origjinale dhe shpjegoi se zakonisht nuk flet negativisht për një aktor të tillë./Lapsi.al

Të këshilluara

Princ William i rikthehet detyrave mbretërore

Princi i Uellsit do të udhëtojë ditën e nesërme në Londrën Perëndimore  për një sërë angazhimesh të përqendruara rreth ruajtjes së ushqimit. William do të vi...

17:35

Fedez në një romancë të re dashurie?

Fedez është përfolur së fundmi për një romancë të re dashurie. Artisti është fotografuar në Kaliforni, ku shkoi për festivalin, Coachella, i shoqëruar nga Gi...

15:43

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI