Flash

Drake reagon ndaj sulmeve të reperit

Lapsi.al 15 April 2024
Drake reagon ndaj sulmeve të reperit

Drake iu kundërpërgjigj këngës "Champagne Moments" të reperit Rick Ross, duke pretenduar se ai bëri një ndërhyrje në hundë.

Këngëtari i "Once Dance" shkoi në Instagram Story të dielën për të ndarë një shkëmbim tekstesh mes tij dhe nënës së tij, Sandi Graham, pasi ajo pyeti nëse pretendimet për hundën e tij ishin të vërteta.

"Interneti po thotë se ke bërë një ndërhyrje në hundë??" shkroi ajo. “Ti më dukesh njësoj. Nuk mund ta besoj se do ta kishe bërë pa mua, sepse e di që unë gjithmonë kam dashur ta bëjë gjithashtu. Mos më thuaj që ke bërë edhe  tatuazhe pa mua?.”

Pesë herë fituesi i Grammy-t më pas pretendoi se krijuesi i hitit "Huslin'",, po merrte ilaçin e diabetit të tipit 2, Mounjaro për humbje peshe, duke shtuar: "Ai është zhdukur".

"Ai nuk ka ngrënë për disa ditë dhe kjo e ka bërë atë të zemëruar dhe racist," vazhdoi ai, duke iu referuar këngës së sapo publikuar të Ross, i cili gjithashtu e quajti në mënyrë të përsëritur Drake -  një "djalë i bardhë".

"Ai po performon në matura për para, është keq," vazhdoi aktori i "Degrassi". "Mos u shqetësoni se ne do ta trajtojmë atë."

Të shtunën, Ross pretendonte se Drake bëri një ndërhyrje në hundë sepse nuk donte të dukej si babai i tij, Dennis Graham. /Lapsi.al

Të këshilluara

Met Gala 2024: Zbulohen disa nga të ftuarit

Lista e të ftuarve për Met Gala-n e këtij viti - i njohur si Oscars e modës - po formohet. Të sapoardhurit në listën e të ftuarve përfshijnë yllin e "Killers...

16:36

Del në ankand fustani i Kate Moss

Një kopje pothuajse identike e fustanit të diskutueshëm të Kate Moss e veshur në një festë të vitit 1993, do të dalë në ankand. Kerry Taylor Auctions njoftoi...

13:32

Gwen Stefani ribashkohet me No Doubt

Gwen Stefani u ribashkua zyrtarisht me grupin e saj, No Doubt,  gjatë ditës së dytë të Coachella Valley 2024 në Indio, Kaliforni. "Kanë kaluar nëntë vjet!" k...

10:56

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI