Flash

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, linja ajrore australiane shmang hapësirën iraniane

Lapsi.al 13 April 2024
Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, linja ajrore australiane

Linja ajrore australiane Qantas tha se do të ridrejtojë fluturimet e saj të gjata midis Perthit dhe Londrës për të shmangur hapësirën ajrore iraniane pas tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme. Një zëdhënës i Qantas i tha AFP se linja ajrore do të ndryshojë përkohësisht rrugët për shkak të “situatës në disa pjesë të Lindjes së Mesme”.

“Ne do të kontaktojmë klientët drejtpërdrejt nëse ka ndonjë ndryshim në rezervimin e tyre,” tha zëdhënësi. Fluturimi Perth-Londër, i cili zakonisht zgjat 17 orë e gjysmë pa ndalesë, tani do të ndalojë në Singapor për t’u furnizuar me karburant, duke e lejuar atë të mbajë një ngarkesë të plotë pasagjerësh në një rrugë alternative. Shërbimi i kthimit – Londër në Perth – do të vazhdojë të fluturojë pa ndalesë në një itinerar të ripërshtatur për shkak të erërave mbizotëruese.

Të gjitha fluturimet e tjera janë të paprekura. Me këtë vendim, Qantas i bashkohet linjave të tjera ajrore, përfshirë Lufthansa-n dhe filialin e saj Austrian Airlines, të cilët kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm për të shmangur hapësirën ajrore iraniane.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI