Flash

Shpërthen rrjeti kundër Olta Xhaçkës: Plazhin e duam që mos të vijë dikush nga mali të vër çadrën

Lapsi.al 12 April 2024
Shpërthen rrjeti kundër Olta Xhaçkës: Plazhin e duam

Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty", kjo ishte fraza që deputetja socialiste përdori teksa u pyet se përse bashkëshorti i saj është bërë investitor strategjik në Himarë. Teksa po jepte një intervistë për Top Channel, ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, deklaroi se ishte ëndërr e bashkëshortit të saj që të bëhej investitor strategjik në Himarë edhe pse është në shkelje të ligjit.

Kjo deklaratë skandaloze e deputetes socialiste, e bërë në një televizion kombëtar ka marrë reagime të shumta nga qytetarët dhe nga gazetarët.

Reagimet:

Blerina Gjoka

"Plazhin e duam qe mos te na vije dikush nga mali te na ver çadren aty"

Cit: investitori strategjik

Klodiana Lala

Olta Xhacka nese te ka mbetur sadopak moral, ik vete! Aq peshtire ngjan sa jam e bindur qe te vjen ndot nga vetja jote!

Klevin Muka

Po vjen djali me pamje nga mali,

Të ngulë çadrën, të dalë ku të dali,

-Jo mor djalë se atë se ngul dot,

Këtu i thonë Dhërmi, e deti ka Zot

Taulant Koplikaj

Ju s'keni turp qe reagoni pa kuptu nentekstin. Kur thote nga Mali, e ka fjalen per Malin e Zi.

Por jeni mesu me sha e me ofendu njerezit e punes dhe sakrificave.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI