Flash

Malltezi denoncon SPAK: Po goditet opozita në vit elektoral

Lapsi.al 12 April 2024
Malltezi denoncon SPAK: Po goditet opozita në vit elektoral

Në një konferencë për shtyp, Argita Malltezi, vajza e liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se zgjatja e hetimeve nga SPAK është bërë pa asnjë provë apo argument.

Megjithatë, gjykata, e cila vendos gjithmonë sipas kërkesës së SPAK, miratoi këtë zgjatje.

“Ky vendim është marrë me arrogancë dhe pa asnjë argumentim. Janë 4 vjet hetime dhe jo 6 muaj.

Sepse që në fillim këto hetime kanë qenë të targetuara te Berisha dhe Malltezi, duke mos i vënë në statusin e personit në hetim, për të mos u njohur të drejtat procedurale që u njeh ligji personave nën hetim.

Por këto dokumente që datojnë që nga vitit 2021, dhe të tilla ka plot, tregojnë se ka një hetim pasuror të kapilarizuar dhe shtrihet që nga viti 1994.

Për rrjedhojë hetimi nuk ka 6 muaj, por ka 4 vjet që ka nisur.

Gjatë këtyre 4 viteve, sa herë Edi Rama lëshonte urdhra politikë për SPAK, SPAK intensifikonte lëshimin e akteve hetimore siç tregohet nga dokumentet.

Të vetmit persona që në dosje janë provuar se kanë kryer vepër penale, janë Taulant Balla dhe Edi Rama.

I pari që ka konsumuar veprën penale të kallëzimit të rremë, dhe i dyti shpërdorim detyre, siç është provuar me vendim gjykate, e cila ka përcaktuar edhe dënimin financiar që ka ardhur te financat publike si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të Edi Ramës.

Sigurisht që SPAK nuk e mendon t’i marrë nën hetim këto persona, ndonëse ne kemi bërë një kallëzim për Ballën për kallëzim të rremë,” tha Argita Malltezi.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI