Flash

Policia në Paris: Po e fitojmë luftën kundër krimit afër Kullës Eiffel

Lapsi.al 13 April 2024
Policia në Paris: Po e fitojmë luftën kundër krimit

Shefi i Departamentit policor në Paris, Laurent Nunez, ka thënë se shkalla e krimit ka rënë në mënyrë të konsiderueshme rreth Kullës Eiffel dhe zonave tjera turistike, para nisjes së Lojërave Olimpike më vonë gjatë vitit. Ai ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP se angazhimi i forcave policore shtesë ka ndihmuar në uljen e numrit të vjedhjeve dhe sulmeve rreth Kullës Eiffel, ku dyshimet për dhunimin e dy turisteve të huaja pati shkaktuar zemërim të madh publik vitin e kaluar.

“Kemi pasur rezultate fantastike në këtë zonë, si dhe zonat tjera turistike në Paris”, ka thënë ai për agjencinë AFP.

Numri i sulmeve të raportuara fizike ka rënë për 58 për qind në 21 incidente në çerekun e parë të vitit, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa krimet e raportuara nëpër prona, përfshirë vjedhjet dhe vandalizmat, kanë rënë për 18 për qind apo në 170 incidente në periudhën e njëjtë. Një turiste braziliane dhe një britanike kanë thënë se janë dhunuar në parkun Champs de Mars para Kullës Eiffel, vitin e kaluar, cka pati tronditur shumë parisienë.

“Ne do të vazhdojmë të kemi prezencë të madhe policore në këtë zonë shumë të rëndësishme për gjithë rajonin e Parisit, sepse është imazhi i Parisit, është vendi ku miliona njerëz vijnë çdo vit”, ka thënë Nunez.

Statistikat për krimet përfshijnë vetëm ato që janë raportuar, pasi shifra e saktë besohet se është më e lartë. Kryeqyteti francez është duke u përgatitur për Lojërat Olimpike që nisin më 26 korrik dhe ato Paralimpike që nisin më 28 gusht. Rreth 10 milionë persona pritet të vizitojnë Parisin atë periudhë./ REL

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI