Flash

Gazetarët e RAI në revoltë: Nuk jemi megafon i qeverisë

Lapsi.al 13 April 2024
Gazetarët e RAI në revoltë: Nuk jemi megafon i qeverisë

Gazetarët e televizionit shtetëror italian RAI, janë rebeluar ndaj një vendimi sipas të cilit përfaqësuesit e qeverisë mund të flasin në emisione pa kufizime kohe dhe pa pyetje të kryqëzuara nga gazetarët.

Në fund të edicioneve informative të Rai - Tg1, Tg2 dhe Tg3 - gazetarët lexuan drejtpërdrejt deklaratën e Sindikatës së gazetarëve të televizionit shtetëror kundër dritës jeshile që Komisioni Mbikëqyrës i hapi këtij rregulli të ri. Në deklaratë denoncohet tentativa për ta kthyer televizionin publik në megafon të qeverisë.

"Shumica e qeverisë ka vendosur të transformojë RAI-n në megafonin e vet. Këtë e bëri përmes Komisionit Mbikëqyrës i cili miratoi një rregull që lejon përfaqësuesit e qeverisë të flasin në emisione pa kufizime kohore dhe pa pyetje të kryqëzuara. Jo vetëm kaq, Rainews24 do të duhet të transmetojë tubimet politike në tërësi, pa asnjë ndërmjetësim gazetaresk, të paraprirë vetëm nga një akronim. Kjo nuk është ideja jonë për një shërbim publik, ku në qendër të jetë puna e gazetarëve të cilët pyetjet, edhe të pakëndshme, verifikojnë atë që thuhet, apo vënë në dukje mospërputhjet. Për këtë arsye të nderuar shikues, ju njoftojmë se jemi të gatshëm të mobilizojmë për t'ju garantuar informacion të pavarur, të balancuar dhe plural.", thuhet ne deklaraten e sindikates se gazetareve

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI