Flash

Jimmy Kimmel heq dorë nga talk show?

Lapsi.al 21 February 2024
Jimmy Kimmel heq dorë nga talk show?

Jimmy Kimmel la të kuptohej se emisioni i tij  do të përfundojë pasi kontrata e tij të skadojë në 2025.

“Mendoj se kjo është kontrata ime përfundimtare. E urrej edhe ta them, sepse të gjithë po qeshin me mua tani – sa herë e mendoj këtë, dhe më pas rezulton se nuk është kështu. Kam ende pak më shumë se dy vjet në kontratën time, dhe kjo duket shumë mirë. Kjo duket e mjaftueshme”, u shpreh Kimmel për Los Angeles Times.

Prezantuesi shpjegoi se përgatitja për të pritur Oscars 2024 ka shtuar gjithashtu dëshirën e tij për t'u tërhequr.

“Të mërkurën mbrëma, isha shumë i lodhur dhe kisha të gjitha këto skenare për të kaluar – më duhej të rishikoja dhe rishkruaja të gjitha këto ide për çmimet Oscar", tha Jimmy.

“Në ato momente, unë mendoj, ‘Nuk mund të pres derisa kontrata ime të përfundojë.’ Por më pas, marr pushimin e verës  dhe filloj të mendoj, ‘Po, më mungojnë gjërat argëtuese’”.

Kimmel madje reflektoi se si do të dukej jeta nëse do largohej nga emision, duke bërë shaka se "e gjitha përfshin më shumë punë".

"Unë nuk e di saktësisht se çfarë do të bëj," pranoi ai. "Mund të mos jetë diçka për të cilën dikush tjetër përveç meje është në dijeni." Fituesi i Emmy-t shpjegoi se ai ka "shumë hobi", duke përfshirë gatimin dhe vizatimin.

Kimmel foli më parë për debatin e tij të brendshëm mbi vazhdimin e shfaqjes, dhe ai madje mendoi  ta përfundonte atë përpara Grevës së  Shkrimtarëve të vitit 2023 gjatë verës.

"Siç e dini, unë kisha shumë qëllim që të tërhiqesha pikërisht në kohën kur filloi greva," u tha ai prezantuesve të tjerë. Soqoftë, ishte vetë greva që e bëri të kuptonte: "Oh po, është disi bukur të punosh"./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI