Flash

Machine Gun Kelly përballet me akuza pas tatuazhit të ri

Lapsi.al 21 February 2024
Machine Gun Kelly përballet me akuza pas tatuazhit të ri

Fansat e Machine Gun Kelly kanë shpërthyer kundër aktorit  pas zbulimit të tatuazhit të tij masiv.

Reperi i nominuar për Grammy, "Bloody Valentine" tregoi veprën e tij të re të artit të martën në Instagram,ku kishte mbuluar me të zezë të gjithë pjesën e sipërme të gjoksit  dhe shumicën e krahëve të tij.

Por veprimi nuk u priti mirë nga fansat të cilët vërshuan në komente. “MGK është i njohur për tatuazhet e tij të ndryshme dhe madje edhe për tatuazhet e tij në Cleveland. Për mua është e egër dhe e çuditshme të mbulosh ato tatto me bojë komplet të zezë,” shprehu mendimin e tyre një mbështetës i dytë.

Një tjetër tha: "Kisha një lidhje emocionale me ato tatuazhe. Nuk mund ta imagjinoj se sa shumë të ka dhembur."

Të tjerë e akuzuan MGK-në, i cili është përballur me kritika për gjithçka, nga stili i tij i çuditshëm deri tek ndryshimi i zhanreve të muzikës për të qenë i suksesshëm, se ka bërë tatuazhin për të ndryshuar ngjyrën e lëkurës së tij.

“Kells donte të pranohej nga komuniteti i repit, kështu që ai u bë i zi”, shkroi një person. "Machine Gun Kelly është i zi tani?" pyeti një tjetër.

"Bro dëshiron të thotë fjalën N ," pohoi një i tretë dhe dikush tjetër shtoi, "Ok, nuk mund ta mbroj më këtë djalë."

Publikimi i ardhshëm i MGK besohet të jetë një album rap, megjithëse ai ende nuk ka zbuluar një datë zyrtare të publikimit./Lapsi.al

 

[embed]https://www.instagram.com/p/C3lK96jS_p5/[/embed]

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI