Flash

Joe Alwyn rikthehet në rrjetet sociale pas ndarjes nga Taylor Swift

Lapsi.al 20 February 2024
Joe Alwyn rikthehet në rrjetet sociale pas ndarjes nga Taylor Swift

Ish-i dashuri i Taylor Swift, Joe Alwyn, suprizoi ndjekësit të hënën mbrëma, kur postoi një seri fotosh të papara më parë, gati një vit pas ndarjes së tyre.

Aktori, i cili mbush 33 vjeç më 21 shkurt, nuk kishte postuar asnjë foto në profilin e tij në Instagram që nga shtatori 2023. Imazhi i parë paraqet Alwyn duke bërë një selfie në pasqyrë me një kamerë filmi. Imazhet e tjera përfshijnë britanikun duke pirë me miqtë,  fotografi të oqeanit, një kazino dhe një peizazh në Los Anxhelos.

Ai ka qenë beqar që kur ndarja me Taylor u zyrtarizua në pranverën e vitit 2023, pas gjashtë vitesh së bashku. Dhe mund të bëhen publike më shumë detaje rreth marrëdhënies së tyre në projektin e ri muzikor të saj.

Alwyn më parë zbuloi se është pjesë e një bisede në grup në WhatsApp të quajtur 'The Tortured Man Club'.Duke pasur parasysh që albumi i ri i Swift titullohet "Departamenti i poetëve të torturuar", do të bënte që shumë njerëz të supozonin se mund të ishte një album tjetër për një nga ish-partnerët e saj.

Lista e këngëve për albumin e 11-të në studio të fitueses së 14 herë Grammy, i vendosur për t'u publikuar më 19 prill, përfshin madje një këngë të quajtur 'So Long, London', e cila jep një referencë të qartë për kohën e saj të kaluar me Alwyn në kryeqytetin anglez./Lapsi.al

Të këshilluara

Rooney Mara, nënë për herë të dytë

Rooney Mara është në pritje të fëmijës së dytë me Joaquin Phoenix. Aktorja ndau barkun e saj të rrumbullakosur  teksa pozonte për fotografët në Festivalin e ...

15:09

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI