Flash

Madonna rrëzohet në skenë gjatë performancës

Lapsi.al 20 February 2024
Madonna rrëzohet në skenë gjatë performancës

Madonna u rrëzua nga karrigja e saj gjatë një koncerti në Seattle gjatë fundjavës.

Siç shihet në disa video të shpërndara përmes mediave sociale, Her Madgesty, 65 vjeçe, u rrëzua teksa performonte hitin e saj të vitit 1986 "Open Your Heart" pasi një nga kërcimtarët e saj me sa duket u  pengua teksa tërhiqte artisten nëpër skenë  në Climate Pledge Arena.

Në dukje e habitur nga fatkeqësia, këngëtarja e "Material Girl" u pa e shtrirë në tokë përpara se të ngrihej në këmbë dhe të rifillonte shfaqjen sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Disa përdorues të X hynë në faqen e mediave sociale për të shprehur tronditjen e tyre për incidentin.

"Dikush do pushohet nga puna", tha një përdorues me shaka.

"Ky djalosh nuk do të mbahet mend kurrë për asgjë tjetër përveç faktit që ai e rrëzoi Madonën," tha një tjetër përdorues.

Në një video të postuar në TikTok, Madonna dukej duke buzëqeshur ndërsa ngriti sytë nga balerini pas fatkeqësisë, ndërsa disa përdorues të tjerë komentuan se ajo filloi të qeshte nga incidenti.

"Ajo qeshi. 20 vjet më parë ajo do ta shkarkonte atë në vend!! E dua atë, "tha një fanse."Të paktën ajo qeshi dhe ka një sens humori," u përgjigj një person i dytë./Lapsi.al

Të këshilluara

Rooney Mara, nënë për herë të dytë

Rooney Mara është në pritje të fëmijës së dytë me Joaquin Phoenix. Aktorja ndau barkun e saj të rrumbullakosur  teksa pozonte për fotografët në Festivalin e ...

15:09

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI