Flash

Sërish akuza ndaj Lizzo-s

Lapsi.al 22 September 2023
Sërish akuza ndaj Lizzo-s

Lizzo është paditur sërish për një mjedis pune toksik. Padia vjen më pak se dy muaj pasi tre kërcimtare paditën fituesen e Grammy-t për ngacmim seksual

Në padinë e fundit të siguruar nga Page Six, Asha Daniels, e cila u punësua për të punuar në departamentin e veshjeve të Lizzo-s për turneun e vitit 2023, pretendon se ajo u abuzua verbalisht dhe fizikisht nga menaxherja e saj, Amanda Nomura.

Menaxherja e garderobës supozohet se do i ofendontew punonjëset përfshirë Daniels nëse nuk do të ishte në gjendje të gjente ilaçet e saj, sipas padisë. Nomura dyshohet se iu referua hapur grave të zeza si "memeca", "të padobishme" dhe "të trasha" - pavarësisht se punonte për Lizzo, e cila është vetë një grua e zezë.

Daniels zbuloi gjithashtu se artistja dhe stafi i kompanisë së prodhimit të këngëtarit "About Damn Time", Big Grrrl Big Touring, Inc. (BGBT), ishin në dijeni të sjelljes së Nomura-s.

Pas lajmit zëdhënësi i Lizzo-s Stefan Friedman i është pëgjigjur padisë në një deklaratë për Page Six: “Ndërsa Lizzo merr një çmim humanitar sonte nga Black Music Action Coalition për punën e jashtëzakonshme bamirëse që ajo ka bërë për të ngritur lart të gjithë njerëzit, një avokate përpiqet ta sulmojë atë duke rekrutuar dikë për të ngritur një padi false, absurde për marifete publicitare".

Përveç problemeve të Daniels me Nomura-n, stilistja detajon edhe disa nga sjelljet e tjera të papërshtatshme që dyshohet se kanë ndodhur kur ajo punonte për Lizzo./Lapsi.al

Të këshilluara

CEO i Adidas i del në mbrojtje Kanye West

“Hebrenjtë kontrollojnë financat botërore dhe mediat” dhe “kanë shpikur cancel culture”- kjo ishte deklarata e Kanye West që “zemëroi” Adidas dhe solli prishjen...

12:29

Michael Caine rikthehet në tapetin e kuq

Michael Caine u shfaq në tapetin e kuq  për premierën e filmit të tij të fundit të bazuar në një histori të vërtetë, The Great Escaper. Caine iu bashkua regj...

17:01

Publikohet traileri i filmit të Amber Heard

Amber Heard është rikthyer në botën e aktrimit. Traileri i parë për In the Fire shfaq Heard, si një psikiatre amerikane që udhëton në Kolumbi për  një fëmijë...

15:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI