Flash

Michael Caine rikthehet në tapetin e kuq

Lapsi.al 21 September 2023
Michael Caine rikthehet në tapetin e kuq

Michael Caine u shfaq në tapetin e kuq  për premierën e filmit të tij të fundit të bazuar në një histori të vërtetë, The Great Escaper.

Caine iu bashkua regjisorit Oliver Parker dhe aktorëve Will Fletcher, Danielle Vitalis, John Standing dhe Laura Marcus.

Frymëzuar nga një histori e vërtetë, në "The Great Escaper" Kein luan rolin e Bernard Jordan, një njeri i cili, në vitin 2014, "organizoi një 'arratisje nga azili' për t'u bashkuar me kolegët veteranë të luftës në një plazh në Normandi", sipas një përmbledhjeje. Përmbledhja shton se aventura 48-orëshe e Bernie "shënoi gjithashtu kulmin e martesës së tij 60-vjeçare me Rene", të luajtur nga Jackson.

Në një intervistë të fundit me The Telegraph, Caine sugjeroi se The Great Escaper është "ndoshta" filmi i tij i fundit. "Unë jam 90 vjeç tani," tha ai për gazetën, sipas NME. “Kisha 3 vite që nuk merrja pjesë në një film.Më pëlqeu personazhi i Bernit. Mendova se ai ishte i jashtëzakonshëm dhe është shkruar kaq bukur."

Në vitin 2021, aktori u shpreh në një emision të Radio BBC se ai kishte një "problem dhe nuk mund të ecte shumë mirë". Ai shtoi  në atë kohë se mendonte se filmi i tij Best Sellers do të ishte "pjesa e fundit" e tij pasi "nuk ka më skenare që kërkojnë një 88 vjeçar të jetë personazhi kryesor". The Great Escaper është në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar më 6 tetor./Lapsi.al

Të këshilluara

Publikohet traileri i filmit të Amber Heard

Amber Heard është rikthyer në botën e aktrimit. Traileri i parë për In the Fire shfaq Heard, si një psikiatre amerikane që udhëton në Kolumbi për  një fëmijë...

15:22

Aktorja akuzon Emma Roberts: Transfobike

Aktorja Angelica Ross ka akuzuar së fundmi ish kolegen e saj, Emma Roberts, për një koment transfobik gjatë xhirimeve të "American Horror Story: 1984". Ross,...

18:34

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI