Flash

Aktorja akuzon Emma Roberts: Transfobike

Lapsi.al 20 September 2023
Aktorja akuzon Emma Roberts: Transfobike

Aktorja Angelica Ross ka akuzuar së fundmi ish kolegen e saj, Emma Roberts, për një koment transfobik gjatë xhirimeve të "American Horror Story: 1984".

Ross, e njohur për rolin e saj të spikatur në serial, shkoi në mediat sociale për të shprehur ankesat e saj kundër Roberts. Sipas saj, gjatë një bisede që përfshinte dyshen dhe regjisorin John J. Grey, Emma iu ankua Grey për të. Ky i fundit u përpoq të qetësonte  situatën duke thënë: "OK, zonja, mjafton. Le të kthehemi në punë", për të cilën Roberts supozohet se u përgjigj: "A nuk e keni fjalën për zonjë?" (duke nënkuptuar se Ross që  identifikohet si trans, nuk ishte një grua).

Ajos shpjegoi hezitimin e saj në adresimin e situatës së supozuar në atë kohë, duke deklaruar, ", "Nëse do thoja diçka, do isha unë problemi". Unë e di këtë sepse ishte dikush që foli për diçka që ajo bëri, dhe ata patën pasoja nga kjo." Ross gjithashtu pretendoi këtë javë se Roberts do të përfshihej në lojëra psikologjike me aktorët e tjerë, të cilët ishin "të irrituar...për shkak të veprimeve të saj.

Pasi tërhoqi vëmendjen për rolet e saj novator në Pose dhe American Horror Story, Angelica bëri histori me debutimin e saj në Broadway, duke u bërë gruaja e parë transgjinore që luajti një rol kryesor në Broadway kur mori rolin e Roxie Hart në Chicago shtatorin e kaluar./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Kush është i dashuri i ri i Kim Kardashian

Kim Kardashian dhe ylli i NFL, Odell Beckham Jr. kanë kaluar kohë së bashku javët e fundit. Një burim i brendshëm i tha 'Page Six' të martën se ylli i "Karda...

14:01

Ndahet nga jeta aktori i Suits, Billy Miller

Aktori Billy Miller, i cili luajti së bashku me Meghan Markle në Suits ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga nëna e tij Patricia, e ci...

17:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI