Flash

Publikohet traileri i filmit të Amber Heard

Lapsi.al 21 September 2023
Publikohet traileri i filmit të Amber Heard

Amber Heard është rikthyer në botën e aktrimit.

Traileri i parë për In the Fire shfaq Heard, si një psikiatre amerikane që udhëton në Kolumbi për  një fëmijë që vendasit besojnë se është i pushtuar nga djalli.

Heard tha në një deklaratë : “Ndihem e nderuar që jam pjesë e kësaj pune  dhe që jam udhëheqëse në vizionin e regjisorit Conor Allyn,” vazhdoi ajo. "Ndihem me fat që jam e rrethuar nga një kast kaq i mrekullueshëm. Ata janë po aq të përkushtuar dhe magjik sa personazhet që luajnë."

Heard mori pjesë në Festivalin e 69-të të Filmit në Taormina në Itali më 24 qershor për të mbështetur premierën botërore të filmit. Ajo i tha PEOPLE në festival se filmi i ri është “një film i bukur për efektin dhe forcën pothuajse të mbinatyrshme të dashurisë”.

"Ka të bëjë me kufijtë që dashuria mund të kapërcejë dhe krijimin e saj, dhe me të vërtetë për fuqinë që ka," u shpreh Amber në atë kohë.

Megjithëse ishte filmuar më parë, In the Fire është filmi i parë i aktores që debuton që nga gjyqi i saj i diskutueshëm për shpifje me ish-bashkëshortin Johnny Depp. Juria ishte kryesisht në favor të Depp vitin e kaluar. Muaj më vonë, ata arritën një marrëveshje dhe ajo i pagoi atij 1 milion dollarë.

Regjisori i In the Fire, Allyn tha për PEOPLE në Festivalin e Filmit në Taormina se Heard "ka një të ardhme tepër të ndritshme përpara".

"Mendoj se In the Fire tregon talentin e saj si aktore. E di që kjo është diçka për të cilën ajo është shumë krenare dhe është diçka që ne jemi shumë të emocionuar ta paraqesim për publikun," deklaroi ai. In the Fire del në kinema në 13 tetor./ Lapsi.al

Të këshilluara

Aktorja akuzon Emma Roberts: Transfobike

Aktorja Angelica Ross ka akuzuar së fundmi ish kolegen e saj, Emma Roberts, për një koment transfobik gjatë xhirimeve të "American Horror Story: 1984". Ross,...

18:34

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI