Flash

Emma Roberts i kërkon falje aktores pas komentit transfobik

Lapsi.al 21 September 2023
Emma Roberts i kërkon falje aktores pas komentit transfobik

Angelica Ross zbuloi së fundmi se Emma Roberts i kërkoi falje pas komentit të saj  transfobik në sheshxhirim.

“Faleminderit Emma që telefonove dhe kërkove falje", shkroi Ross përmes X, i njohur më parë si Twitter. Ross nuk shkoi më në detaje rreth bisedës telefonike private të saj dhe Roberts, por postimi i saj erdhi një ditë pasi ajo sulmoi aktoren e "Scream Queens".

Ross shkoi në Instagram Live të martën dhe u tha ndjekësve të saj se Roberts dyshohet se e kishte keqtrajtuar atë në xhirime.

Aktorja pohoi se ajo ishte "duke qëndruar përpara Emës duke folur me të" kur kjo e fundit  thirri një anëtar të ekuipazhit dhe tha: "John! Angelica po tregohet sillet keq." John thotë, "OK, zonja, mjafton, le të kthehemi në punë." Dhe [Roberts] pastaj më shikon dhe shkon, " Nuk e ke fjalën për zonjë?'”

Ross vazhdoi të thoshte se ajo ishte ende duke u përpjekur të përpunonte komentin e supozuar kur Emms u largua, duke e lënë konfuze.

“Nuk reagova  atëherë sepse e di nëse them diçka, problemi do të jem unë. Dhe unë e di këtë sepse ishte dikush që foli për diçka që ajo bëri dhe ata patën pasoja nga kjo,” shtoi ajo./Lapsi.al

Të këshilluara

Aktorja akuzon Emma Roberts: Transfobike

Aktorja Angelica Ross ka akuzuar së fundmi ish kolegen e saj, Emma Roberts, për një koment transfobik gjatë xhirimeve të "American Horror Story: 1984". Ross,...

18:34

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI