Flash

E kandidojnë për Topin e Artë, Mané jep mendimin e tij: “E meriton Benzema”

Lapsi.al 6 October 2022
E kandidojnë për Topin e Artë, Mané jep mendimin e tij:

Mbetet vetëm pak për të mësuar se kush do të zgjidhet lojtari më i mirë i vitit 2022. E si rrjedhojë edhe se kush do të jetë fituesi i Topit të Artë. Karim Benzema duket të jetë favoriti kryesor, edhe pse disa ekspertë e vendosin edhe Sadio Mané mes kandidatëve të mundshëm. Sulmuesi senegalez, i cili u transferua nga Liverpool te Bayern Mynih në verë, foli për Canal + për rivalin e tij francez. E vlerësimet e Mane për Benzema ishin në nivelin më të lartë.

“Benzema bëri një sezon të mrekullueshëm me Real dhe fitoi Ligën e Kampionëve”, tha Mané. Lojtari i bavarezëve ka folur për krahasimin me të, në garën për Topin e Artë. "Sinqerisht, mendoj se Topin e Artë këtë vit e meriton Karim. Pati një sezon të madh me Real, fitoi Ligën e Kampionëve. Unë mendoj se ai e meriton plotësisht, jam i lumtur për të".

Lexo më tej: UEFA zgjedh Benzema: sulmuesi i Real Madrid është Lojtari më i mirë i Champions League 21/22

Në planin personal, pastaj, Manè u ndal te kalimi te Bayern dhe triumfi në Kupës së Afrikës me Senegalin: “Ishte një lloj çlirimi për mua dhe vendin tim. Por e përsëris, besoj se Topi i Artë duhet të fitohet nga Benzema dhe sinqerisht mendoj kështu”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI