Flash

Video/ Darwin Nuñez nuk po ambjentohet dot te Liverpool: “Kur flet Klopp nuk kuptoj asgjë”

Lapsi.al 6 October 2022
Video/ Darwin Nuñez nuk po ambjentohet dot te Liverpool: “Kur flet
Ambjentim i vështirë për Darwin Nuñez. Uruguaiani, i cili mbërriti në Liverpool në verë, pranoi se nuk i kuptonte fjalimet e Jurgen Klopp. Faji është i gjuhës angleze. 23-vjeçari nga Artigas u transferua në Anfield nga Benfica dhe nënshkroi kontratë deri në vitin 2027. Një marrëveshje me vlerë 100 milionë, duke e bërë atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e Reds. Sulmuesi ende nuk ka qenë në gjendje të demonstrojë cilësitë e tij në Mbretërinë e Bashkuar. E tani, shumë sinqerisht, ai flet për problemet e tij të adaptimit. Përvoja e Nuñez te Liverpool nuk po shkon ashtu siç pritej. Filloi me një karton të kuq në Anfield, për një goditje me kokë ndaj Joachim Andersen. E po vazhdon pa befasi të mëdha. Deri më tani ai ka arritur të shënojë vetëm një gol në shtatë ndeshje në të gjitha garat. 23-vjeçari, duke folur për TNT Sports, pranon se ka pasur pak besim në veten e tij javët e fundit. Sulmuesi gjithësesi e vlerëson Klopp që po e ndihmon të rrisë vetëvlerësimin e tij: "Ndonjëherë ndihem i pavendosur se çfarë të bëj, nuk kam besim te vetja. Por duke vazhduar të stërvitem dhe të luaj, gjërat do të përmirësohen. Kjo edhe sepse trajneri më jep gjithmonë besim. Ashtu si zëvendësi i tij Lijnders dhe Matos, ata të dy flasin portugalisht dhe më ndihmojnë duke përkthyer atë që thotë trajneri”.

NUÑEZ: “KUR FLET KLOPP NUK KUPTOJ ASGJË”

Megjithatë, besimi nuk është problemi i vetëm. Ekziston edhe pengesa gjuhësore. Nuñez nuk i kupton fjalimet e Klopp: “E vërteta është se sinqerisht kur trajneri flet me ekipin nuk kuptoj asgjë. E më duhet të pyes shokët e mi se çfarë është thënë. Mendoj se loja e tij është shumë e qartë, ai na thotë të bëjmë gjëra të thjeshta, të mos kemi frikë të luajmë topin dhe të kemi besim te vetja. E më pas, kur ne humbasim topin, ai na kërkon të ushtrojmë presion”. Ambjentimi nuk është i lehtë, ka shumë punë për të bërë, por Nuñez po përmirësohet gradualisht. Performanca e tij kundër Rangers ishte e shkëlqyer. Tani ai do të duhet të heshtë kritikët e tij një herë e përgjithmonë. Ai do të mund ta provojë tashmë këtë fundjavë, në ndeshjen kundër Arsenal në Premier League.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI