Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Chelsea e dominoi me tre gola, Aubameyang habit: "Nuk e prisja një Milan kaq të fortë"

Lapsi.al 6 October 2022
Chelsea e dominoi me tre gola, Aubameyang habit: "Nuk e prisja një

“Të them të drejtën, nuk e prisja që Milani të ishte kaq i fortë”, ka thënë në mënyrë të habitshme Pierre-Emerick Aubameyang. Fjalët e sulmuesit, në fakt, pas 3-0 që Chelsea fiksoi në Stamford Bridge ngjajnë paksa si tallje. Ish-sulmuesi kuqezi, autori i një goli mbrëmjen e djeshme, vlerësoi gjithësesi skuadrën e Piolit: "Një skuadër e vështirë për t'u përballur, ata luajnë shumë mirë në futboll. Ne patëm intensitetin e duhur për t'i mundur".

Sulmuesi nga Gaboni ka evidentuar, ndër milanistët, aftësitë e Leaos: "Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, vërtet mbresëlënës. Është shumë i shpejtë, është i fuqishëm, mund të bëjë diferencën në çdo kohë. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë përveç se është i pabesueshëm”.

Lexo më tej: Chelsea, 120 milionë euro për Leaon në javën e fundit të merkatos: ja përse zgjodhën 7 ditët e fundit të transferimeve

Aubameyang ka një të kaluar te kuqezinjtë: "Ishte vërtet e veçantë kundër ish-skuadrës sime, jam shumë i lumtur. Ne kishim nevojë për një reagim, veçanërisht para tifozëve tanë. E jemi të kënaqur me tre pikët e fituara kundër tyre. Për mua ishte e mrekullueshme. Prej një kohe të gjatë ka dashur të luaja kundër Milanit dhe dje më në fund ndodhi. Është gjithmonë bukur dhe jam shumë i lumtur", përfundoi Aubameyang.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI