Flash

E mundi Juventusi, Adani nuk lë gjë pa thënë kundër klubit të Serie A: “Është skuadra më e keqe, ç'nderoi futbollin”

Lapsi.al 6 October 2022
E mundi Juventusi, Adani nuk lë gjë pa thënë kundër

Lele Adani ka sulmuar ashpër Bolonjën. Ish-mbrojtësi, tani një komentator televiziv, analizoi ndeshjen fundjavën e kaluar mes kuqebluve dhe Juventusit në Bobo TV. Në stadiumin Allianz, skuadra e Massimiliano Allegrit u rikthye te fitorja. Filip Kostic, Dushan Vlahovic dhe Arkadiusz Milik nënshkruan suksesin për bardhezinjtë. Nga ana tjetër, kriza e Bolonjës vazhdon dhe Adani është i pamëshirshëm me klubin emilian.

Ish-mbrojtësi e ka nisur analizën e tij duke uruar bardhezinjtë. Skuadra torineze bëri një ndeshje të shkëlqyer: “Është një skuadër shumë e fortë, nga pikëpamja e kompaktësisë. U tregua e aftë. Më pëlqeu gjithçka, respekt për llojin e ndeshjes që bëri Juve”.

Ai nuk mund të bëjë të njëjtën gjë me kuqeblutë. Sipas Adanit, Bolonja ka ç'nderuar futbollin: “Bologna ishte e turpshme, ç'nderoi futbollin. Dukej sikur ishin takuar vetëm në mëngjes, ndërsa kanë dy ose tre javë që punojnë së bashku, duke qenë se u shkarkua Mihajlovic”.

ADANI: “ËSHTË SKUADRA MË E KEQE NË SERIE A”

Tekniku serb u shkarkua në fillim të shtatorit, pas tre vitesh e gjysmë në stolin e klubit emilian. Në vend të tij erdhi Thiago Motta, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024. Ndryshimi, megjithatë, sipas ish-mbrojtësit nuk çoi në asgjë. Për momentin, për Adanin, Bolonja është klubi më i keq në Serie A: “Ndryshimi nuk solli asgjë. Pati frikë të luante në shtëpinë e një skuadre me stadium bosh, që ka kritika nga të gjithë dhe nuk mund të dominojë lojën. Bolonja sigurisht që duhet të bëjë mea culpa dhe të gjejë veten. Sepse në këtë moment janë skuadra më e keqe në Serie A për sa i përket lojës”.

I takon tani Bolonjës të ndryshojë mendjen e ish-lojtarit. Skuadra e teknikut Motta do të ndeshet me Sampdorian për javën e nëntë të kampionatit. Një sfidë mbijetese për të dyja skuadrat.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI