Flash

Video/ Lewandowski flet për herë të parë si sulmues i Barcelonës: "Dua të fitoj. E lehtë të vendosja të vija këtu"

Lapsi.al 18 July 2022
Video/ Lewandowski flet për herë të parë si sulmues i
Sapo zbarkoi në Miami, ku iu bashkua shokëve të tij të rinj te Barcelona, Robert Lewandowski shprehet "shumë i lumtur që jam këtu. Ishte e lehtë të vendosja të vija te Barça", raporton faqja zyrtare e klubit blaugrana. "Barça është rikthyer. Mendoj se mund të ndihmoj që skuadra të kthehet në majat e futbollit evropian. Ishin ditë të gjata. Shpresoj se do të fillojmë të fitojmë menjëherë: më pëlqen të fitoj trofe dhe ky është një kapitull i ri për mua, me sfida të reja. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për mua. Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga dhe për një skuadër të madhe. Unë kam folur tashmë me Xavi dhe i di idetë e tij. Ai ishte një lojtar i madh dhe ka përpara vetes një të ardhme të madhe si trajner”, përfundoi sulmuesi polak, i cili përshëndeti Bayern Mynih pas tetë sezonesh, 19 trofesh dhe 344 golash të shënuar në 375 ndeshje. Merkato e transferimeve të Barcelonës nuk do të ndalet me blerjen e Robert Lewandowskit. Siç raporton Radio MARCA, Blaugranat në orët e ardhshme duan të mbyllin negociatat edhe për mbrojtësin e Chelsea, Cesar Azpilicueta. Spanjolli është në skadencë kontrate pas një viti dhe vlerësohet rreth tetë milionë euro, por Barça është e bindur se do të jetë në gjendje të gjejë një marrëveshje me shifra më të ulëta me Blues, pasi tashmë ka arritur prej kohësh një marrëveshje totale me futbollistin.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI