Flash

Dybala, 'princi' i ri i Romës: argjentinasi rrëmben trashëgiminë e Tottit: "Do t'i jap fanellën time"

Lapsi.al 18 July 2022
Dybala, 'princi' i ri i Romës: argjentinasi rrëmben

Nga dita kur Olimpico shpërtheu në lot për lamtumirën e kapitenit Francesco Totti, ai 28 maj 2017, kanë kaluar 5 vjet. Ai që do të marrë trashëgiminë e një ikone në Romë është Paolo Dybala, një argjentinas mëngjarash dhe shumë i talentuar, një i përzgjedhur nga vetë ish-kapiteni verdhekuq. Mik i Tottit dhe me një jetë me numrin 10 mbi supe, ashtu si ai, Dybala është gati të bëhet sulmuesi i ri i Romës. Klubi ka arritur një marrëveshje me menaxherët e tij: kontratë trevjeçare për 6 milionë në vit, përfshirë bonuset. Thirrja vendimtare ka ardhur nga Dan dhe Ryan Friedkin, duke e bindur ish-lojtarin e Juventus të braktisë ëndërrën për të shkuar te Inter.

“Ai është një Messi i vogël, më ka pëlqyer shumë që nga koha e tij në Palermo”. Tiago Pinto nuk e kishte fshehur veten në verën e vitit 2020, se Dybala kishte qenë prej kohësh një lojtar i preferuar i drejtorit sportiv portugez. Ai punoi për ta sjellë te Roma dhe ia doli. Një interesim i gjatë që vazhdoi me telefonatat e Mourinhos dhe fjalët e Tottit: "Shpresoj se klubi do ta marrë, të shohim nëse mund ta bind. Do të flas patjetër me të". Tani, misioni u realizua.

Një numër 10 i ri në Olimpico, Dybala tashmë po mendon për ta mbajtur ikoniken verdhekuqe. Fanella me numër 21 që ka veshur në vitet e tij të hershme te Juve është mbi supet e Matic. Kështu, për argjentinasin mbetet të marrë trashëgiminë e Tottit, një përgjegjësi e rëndësishme për Dybalan: e 38-ta në Romë. Sigurisht, një nga më të priturat. Me miratimin e ish-kapitenit verdhekuq: “Do t’i lë fanellën time”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI