Flash

De Ligt është lojtari i ri i Bayern, me shifra fantastike: akord mes Juventus e bavarezëve

Lapsi.al 18 July 2022
De Ligt është lojtari i ri i Bayern, me shifra fantastike: akord mes

Akord i arritur mes Bayern Mynih dhe Juventus për Matthijs De Ligt, me lojtarin tashmë gati të bashkohet me bavarezët. Për këtë arsye, menaxherja e tij, Rafaela Pimenta, ka zbarkuar në Torino për të përcaktuar detajet përfundimtare për transferimin e mbrojtësit holandez dhe mbylljen e kontratës së tij me zonjën.

Atë e pret një kontratë e pasur pesëvjeçare me vlerë 12 milionë euro në sezon, që do të firmoset menjëherë pas kryerjes së ekzaminimeve të zakonshme mjekësore, ndoshta gjatë ditës së sotme. Megjithatë, ai nuk do të jetë në gjendje të niset me shokët e tij për në turneun në SHBA. Nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, sepse ai do t'i bashkohet grupit më vonë. Rreth 80 milionë euro do të shkojnë për Juventusin, përfshirë bonuset, një shifër që konsiderohet e përshtatshme, edhe pse fillimisht bardhezinjtë shpresonin të arrinin të paktën 90, për një lojtar që kishte thënë qartë se donte të ndryshonte ambjent.

Tashmë në Torino duhet të mendojnë “vetëm” për të gjetur zëvendësuesin e tij, duke qenë se për momentin reparti i mbrojtjes mund të llogarisë vetëm në tre lojtarë qendrorë pas lamtumirës së Chiellinit: Bonucci, Rugani dhe i sapoardhuri Gatti. Emrat më të nxehtë janë ata të Gabriel të Arsenalit dhe Pau Torres të Villarrealit. Pa harruar se me paratë e arkëtuara nga Bayern do të mund të nisë sulmi i fundit për Nicolò Zaniolon, gati për t'u shitur pas ardhjes së Dybalas në Romë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI