Flash

"Dhurata më e bukur që mund të kërkonim": Sharapova bëhet mama, në 1 korrik lindi Theodore

Lapsi.al 16 July 2022
"Dhurata më e bukur që mund të kërkonim":
Njoftimin e shtatzënisë e kishte bërë përmes rrjeteve sociale, kur pesë herë kampionia e Grand Slam ishte në pritje prej disa muajsh dhe sot Maria Sharapova ia prezantoi botës së rrjeteve sociale të voglin e saj Theodore: “Dhurata më e bukur, sfiduese dhe shpërblyese që mund të dëshironte familja jonë e vogël”. Theodori është tashmë 15 ditësh, ka lindur më 1 korrik dhe ishte koha që Sharapova tia paraqiste botës.
Babai, i premtuari i ardhshëm për martesë i ish-numrit 1 në botë, është Alexander Gilkes, një biznesmen britanik, mik i dashur i Windsor dhe shoqërues i Mashës që nga viti 2018. Maria Sharapova, ish-numri 1 i botës dhe kampione e 5 titujve Grand Slam, si dhe tre herë kampione ndërkombëtare në Romë, shpalli lamtumirën e saj nga tenisi në shkurt 2020.
Pas tërheqjes, tenistja ruse u fokusua kryesisht në biznes, duke ndjekur gjithnjë e më shumë nga afër kompaninë e saj të ëmbëlsirave Sugarpova dhe duke ndjekur Gilkes në shfaqjet dhe ekspozitat e artit në Evropë. Në dhjetor, fejesa, madje edhe ajo e shpallur në rrjetet sociale ashtu si shtatzënia, u zbulua tre muaj më parë pas javësh të tëra në fshehtësi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI