Flash

“Pa vaksinë? Nuk vjen në Botëror”: Southgate po mendon të mos i grumbullojë lojtarët e pa vaksinuar

Lapsi.al 16 July 2022
“Pa vaksinë? Nuk vjen në Botëror”: Southgate po

Gareth Southgate, me rastin e Kupës së Botës, mund të lërë në shtëpi lojtarët e pavaksinuar. Të gjithë sportistët që kanë zgjedhur të mos vaksinohen, pas mbërritjes në Katar, duhet të qëndrojnë në izolim për pesë ditë. Në rastin konkret të Anglisë, nëse trajneri sjell në Katar anëtarë të skuadrës pa vaksinë të kryer, ai duhet të bëjë pa ata të paktën në ndeshjen e parë kundër Iranit.

Prandaj, Gareth Southgate po mendon të përjashtojë nga grumbullimi ata që refuzojnë vaksinën. Disa sportistë, të cilët, siç raporton Sportsmail, ishin të bindur se do të shkonin në Katar, rrezikojnë të mbeten jashtë nga Kupa e Botës. Tre Luanët do të dalin në fushë më 21 nëntor, ditën e hapjes së turneut, për ndeshjen e tyre të parë të Grupit B. Anglia pritet të mbërrijë në Katar vetëm gjashtë ditë përpara. Prandaj Southgate është i detyruar të lërë jashtë ndeshjes personat e pavaksinuar, sepse, për shkak të izolimit, ata nuk do të mund të stërviten me ekipin.

Tekniku britanik po shqyrton tani mënyrën se si të veprojë. Southagte nuk është i sigurtë nëse do të lërë të pavaksinuarit jashtë organikës, siç bënë Chelsea dhe Crystal Palace në turneun e tyre parasezonal, apo nëse do të paraqitet në ndeshjen hapëse me një skuadër të reduktuar.

FIFA raportohet se po lobon në Katar për të liruar rregullat e vaksinës Covid përpara turneut. Por vendi i Lindjes së Mesme, për momentin, nuk ka ndërmend të ndryshojë rregullat. Çështja e vaksinimit të lojtarëve po prek edhe disa klube për turne parasezonal.

Crystal Palace u detyrua të largohej me vetëm 10 lojtarë të ekipit të parë për turin në Australi dhe Singapor, sepse disa anëtarë të ekipit nuk plotësonin kërkesat e hyrjes në këto vende. Për momentin, udhëtarët nuk lejohen të hyjnë në Singapor nëse nuk janë të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19. Chelsea gjithashtu duhej të linte Kanté dhe Loftus-Cheek në shtëpi. Të dy nuk morën pjesë në udhëtimin për në Shtetet e Bashkuara, sepse nuk ishin të vaksinuar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI