Flash

Sterling tregohet naiv, video bëhet virale mes tifozëve: “Stërvitja e parë dhe e pyete djalit se kush dreqin je?”

Lapsi.al 15 July 2022
Sterling tregohet naiv, video bëhet virale mes tifozëve:
Raheem Sterling është larguar nga Manchester City dhe është bashkuar zyrtarisht me Chelsea. Sulmuesi u nis për në Shtetet e Bashkuara për turneun parasezonal dhe u takua me shokët e tij të rinj, por mesa duket kishte disa dyshime për një prej tyre. Futbollisti anglez në fakt ka pyetur Malang Sarr se në cilin rol luan. Gjithçka është filmuar nga kamerat, më pas video është publikuar në rrjetet sociale dhe në cast është bërë virale. Sterling nuk e njihte francezin 23-vjeçar? Ndoshta, por mund të ketë edhe një shpjegim tjetër. Blues janë aktualisht në Los Angeles të Kalifornisë për t'u përgatitur për sezonin e ri. Gjatë këtij turneu, Sterling u njoh me shokët e tij të rinj, përfshirë Sarr. Takimi i tyre, megjithatë, u bë viral në rrjetet sociale për shkak të një pyetjeje të bërë nga Raheem. Ndërsa të dy lojtarët shkonin për në LA Dodgers Stadium, ish-sulmuesi i City e pyeti francezin: "Në realitet je qendërmbrojtës, apo mbrojtës i majtë?" Sarr iu përgjigj: “Mbrojtës qendëror”. Biseda e tyre i çmendi rrjetet sociale. Madje, shumë tifozë kanë mbetur të habitur nga pyetja e Sterlingut dhe nuk kanë munguar batutat: “Stërvitja e parë dhe e pyete djalin se kush dreqin je”, ka shkruar dikush. Një tjetër shtoi: “Joooo, burri i tha “çfarë pune bën?””. Sterling nuk e dinte se kush ishte? Jo në të vërtetë, mund të ketë një arsye tjetër. Disa tifozë besojnë se pyetja është nxjerrë jashtë kontekstit. Një përdorues i Tëitter shpjegoi: “Sarr u gjykua mizorisht nga tifozët e Chelsea për paraqitjet e tij në të majtë. Unë mendoj se Sterling donte të mësonte rolin e tij të preferuar”. Francezi, në fakt, është një qendërmbrojtës, por ai u përdor edhe si mbrojtës i majtë dhe Sterling ndoshta donte të kuptonte se cili ishte roli i tij në të vërtetë, ose cili ishte i preferuari i tij.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI