Flash

Verratti 'tradhëton' Italinë: "Ndihem francez, një ditë do të kërkoj nënshtetësinë"

Lapsi.al 15 July 2022
Verratti 'tradhëton' Italinë: "Ndihem francez, një

Marco Verratti ka gjetur shtëpinë e tij të dytë në Paris. Franca është bërë një tjetër atdhe për mesfushorin italian dhe Verratti prej vitesh është një shtyllë e Paris Saint Germain. “Unë erdha nga një fshat i vogël si Manoppello (pak më shumë se 6000 banorë në provincën e Pescara) në një kryeqytet si Parisi, ku je i zhytur në shumë kultura, në një moshë në të cilën farkëtohet karakteri.”- tha kampioni i Euro2020 për Sportëeek - Parisi është një qytet fantastik dhe ky vend më ka dhënë shumë. Kjo është edhe arsyeja pse ndihem shumë francez, edhe pse mbetem italian. Një ditë do të kërkoj kombësinë, pasi këtu kanë lindur edhe fëmijët e mi".

Verratti foli më pas për shokun e tij të skuadrës dhe kombëtaren, Donnarumma: "Futbolli është i tillë: në korrik të bëjnë mbret, në mars të gjuajnë me gurë. Gigio është i ri, por tashmë ka shumë përvojë. Edhe te Milani ai vuajti ca, por ai është e tashmja dhe e ardhmja jonë: jemi të lumtur që e kemi te PSG”. E në lidhje me përjashtimin e Italisë nga Katari 2022, mesfushori flet akoma me keqardhje të madhe: "Ka ndodhur një fatkeqësi. Kemi përjetuar emocione shumë të përziera. Dy muaj para fiton Kampionatin Evropian, pastaj, mes episodeve dhe fatit të keq, nuk mund të fitosh më si më parë. Fatkeqësisht nuk ka më ndeshje të lehta, nëse gabon e paguan. Ne humbëm një ndeshje dhe jemi jashtë turneut. Por nuk duhet hedhur poshtë gjithçka, ne kemi aftësi të shkëlqyera, një grup të talentuar, që luan si ekip. Kemi fituar një kampionat evropian kur të gjithë na quajtën të mbaruar. Nga aty duhet të rinisim. Të gjithë duam ta kthejmë Italinë atje ku e meriton, në Kupën e Botës".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI