Flash

Mehmeti ngel në "klasë" Skukën: "Jam i zhgënjyer prej tij"

Lapsi.al 14 July 2022
Mehmeti ngel në "klasë" Skukën: "Jam i

“Zhgënjim? Patjetër që po. Mendoj se duke filluar që nga ndeshja e parë që kishim mundësi të dyfishonim. Edhe sot kishim shumë mundësi, më vjen shumë keq se kur shkon te penalltitë është edhe çështje fati. Aspekti psikologjik te penalltitë". Me këto fjalë Dritan Mehmeti mundohet t'i japë një shpjegim eleminimit të Partizanit nga raundi i parë i Conference League, përballë Saburtalos. Të kuqtë humbën 0-1 në kohën e rregullt e shtesat dhe më pas u dorëzuan në penallti, por e gjithë ndeshja ishte për tu harruar: "Kishim mundësi të mira me Rrapajn e Skukën që kishte situatë një kundër një. Jam i zhgënjyer me rastin e Skukës se duhej ta kishte zgjidhur më mirë. Pastaj penalltitë janë çështje fati, këto janë gjendje emocionale si e interpretojnë. Kishim shansin e artë kur Rrapaj mund ta ekzekutonte më mirë, por kështu ishte shkruar".

Partizani shpenzon një tjetër mundësi financiare, edhe pse shorti e kishte vënë përballë një kundërshtari të përballueshëm e për më tepër me fitore në ndeshjen e parë. Gjithësesi, Mehmeti duket se e sheh ndryshe: "Eliminimi mendoj se ka filluar që në ndeshjen e parë, sidomos në pjesën e dytë ku kemi pasur disa mundësi të mira shënimi. Por edhe sot kishim mundësi me rastet që kishim. Mund të ishin treguar më shumë altruistë lojtarët. Kishim mundësi me Skukën, mund të shërbente dy herë më mirë për Rrapajn. Janë situata që vijnë se janë të rinj, edhe gjatë kampionatit kemi humbur shumë të tilla situata”, e mbylli Mehmeti.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI