Flash

Juventus ka një plan për të mbajtur De Ligt: rinovim e klauzolë më e ulët

Lapsi.al 14 July 2022
Juventus ka një plan për të mbajtur De Ligt: rinovim e

Në Continassa gjithçka dukej gati për lamtumirën e Matthijs de Ligt, por në orët e fundit dorëzimi i Juventusit po i hap vend dalëngadalë një plani të ri për të mbajtur qendërmbrojtësin holandez në Torino. Sipas raportimeve nga La Stampa, në fakt, pas një takimi mes drejtuesve të Juventusit dhe stafit të lojtarit, është shfaqur një ndryshim i mundshëm kursi. I kënaqur me goditjet e merkatos Pogba dhe Di Maria, De Ligt në fakt po mendon të shtyjë lamtumirën me bardhezinjtë për të paktën një vit, të rinovojë kontratën që skadon në 2024 dhe të ulë klauzolën e e zgjidhjes së saj.

Lëvizje që nga njëra anë do të lejonin që Juventusi të mund t'i besojë mbrojtjen ende për një sezon tjetër De Ligt dhe nga ana tjetër të ulë stekën e pretendimeve të ardhshme bardhezi në rast shitjeje. Hipotezë që do të ndryshonte rrënjësisht skenarin e supozuar ditët e fundit, me Bayern Mynih në presing dhe që do ta çonte planin e diskutimit në një tjetër nivel. Jo aq ekonomike, sa teknike dhe ambicjesh.

Pas goditjeve në merkaton e Juventusit, në fakt, De Ligt mund ta ketë perceptuar ndryshimin që po ndodh dhe mund të ketë ndjerë avantazhin e projektit të ri që po ndërtohet në Continassa. Sigurisht, rreziku i një lamtumire të afërt nuk është shmangur ende, por diçka duket se ka ndryshuar në mendjen e lojtarit, jo më 100% i sigurt se dëshiron të largohet nga bardhezinjtë. Sigurisht, gjithnjë nëse Bayern nuk vendos të ngrejë menjëherë ndjeshëm ofertën për të fshirë dyshimet dhe pasiguritë e mbrojtësit dhe të vendosë në tavolinë shifrën e klauzolës prej 120 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI