Flash

Koulibaly lojtari i ri i Chelsea: të enjten në Londër për vizitat mjekësore

Lapsi.al 13 July 2022
Koulibaly lojtari i ri i Chelsea: të enjten në Londër për

Gjithçka është e përcaktuar për kalimin e Kalidou Koulibaly nga Napoli te Chelsea. Pas 8 sezonesh mbrojtësi senegalez i thotë lamtumirë klubit napoletan duke preferuar projektin e Blues, nën udhëheqjen e Boehly. 31 vjecari nuk u shfaq në grumbullimin e Napolit, ku pritej fillimisht, duke devijuar udhëtimin e tij për në Milano. Aty qendroi në pritje të dritës jeshile për kalimin në Angli, që ka mbërritur pasdite, pas shkëmbimit të dokumenteve mes dy klubeve. Kalidou ka zbarkuar në Londër rreth orës 21:00 dhe nesër do t'i nënshtrohet kontrolleve mjekësore.

Marrëveshja është ajo që ishte përcaktuar tashmë: 40 milionë euro për Napolin, ndërsa Koulibaly do të firmosë një kontratë katërvjeçare me vlerë 10 milionë në sezon, duke inauguruar një epokë të re në brigjet e Tamizit. Blues i ofruan mbrojtësit 31-vjeçar katër milionë më shumë në vit nga sa ishte i gatshëm të paguante Napoli, duke e bindur senegalezin të thoshte po.

Një zgjedhje drastike që ndau ambjentin napoletan në dysh. "Unë e preferoj Koulibaly para kujtdo. Por nëse ai largohet, mjerë ata që e kritikojnë", tha Luciano Spalletti nga Val di Sole, më pak se 24 orë më parë. Në fund, një pjesë e tifozëve ka kontestuar shoqërinë, duke marrë përgjigjen e shpejtë nga drejtori sportiv Giuntoli: "Nuk varet nga ne".

Te Napoli, tani mbetet vetëm të gjejnë zëvendësimin e përshtatshëm në mbrojtje. Nëse Ostigard është gati të bashkohet me grupin për të zëvendësuar Tuanzebe (i cili u rikthye te Manchester United), në tavolinën e Giuntolit janë disa emra për të marrë vendin e Koulibaly: Acerbi, Kim, e Senesi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI