Flash

Tacconi flet për herë të parë pas hemoragjisë cerebrale: "Kam fituar gjithçka, por kjo është kupa më e rëndësishme"

Lapsi.al 13 July 2022
Tacconi flet për herë të parë pas hemoragjisë

Stefano Tacconi ka filluar tashmë javën e tretë të rehabilitimit në Centro Borsalino, pasi ishte i shtruar për gati dy muaj në spitalin Alessandria. I intervistuar nga Secolo XIX, ish-portieri i Juventusit foli për herë të parë pas sëmundjes: "Kam fituar gjithçka në karrierën time, por kjo është kupa më e rëndësishme. Nuk mbaj mend pothuajse asgjë, e kuptova që isha shumë keq, tani shkon shumë më mirë."

Tacconi pësoi një hemorragji cerebrale më 23 prill, u ndje keq në Asti ku ndodhej për një aktivitet bamirësie. Më 6 qershor ai u operua dhe tani ka filluar periudha e rehabilitimit. Së bashku me ish-portierin, është gjithnjë gruaja e tij Laura dhe djali i madh Andrea, i cili i mban të gjithë të informuar në rrjetet sociale për gjendjen shëndetësore të babait të tij Stefano: "Ai merr frymë në mënyrë të pavarur, është bukur të mos e shohësh më të intubuar - tregon bashkëshortja e tij -. Një ditë ai kërkoi një fletë dhe vizatoi një zemër me inicialet tona."

Dy seanca fizioterapie në ditë, ai lëviz me një karrige me rrota dhe lexon gazetat. Për Juventus ai thotë: "Pogba është kthyer, një lojtar i madh. Fatmirësisht që Dybala është larguar." Stefano Tacconi është i njëjti si gjithmonë, nuk humbet asnjë rast për të bërë shaka: “Andrea, më jep një xhin tonik se më është tharë fyti” tregon ajo batutat e tij më të birin.

Ish-portieri do të kalojë gjithë verën në qendrën e rehabilitimit: “Nëse gjithçka shkon mirë – thotë Andrea Barbanera, neurokirurgu që e operoi – do të dalë nga spitali në fund të gushtit dhe do të mund të vazhdojë rehabilitimin nga shtëpia”. Mesazhet e afeksionit për ish-portierin kanë ardhur nga të gjithë: nga Zoff te Schillaci, Torricelli, Maldini dhe të tjerët e dashuria dhe afërsia e familjes i japin akoma më shumë forcë Stefanos: “Po fiton ndeshjen e tij më të rëndësishme – kujton Laura dhe Andrea – më të vështirën e jetës së tij”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI