Flash

Chelsea pa 'frena': Blues kërkojnë t'i marrin Milanit lojtarin 'e pashitshëm'

Lapsi.al 13 July 2022
Chelsea pa 'frena': Blues kërkojnë t'i marrin Milanit

Rafa Leao rifillon punën sot me skuadrën: portugezi në fakt është rikthyer në Milanello gati për t'u vënë sërish në dispozicion të trajnerit Pioli. Për Milanin, arkitekti kryesor i titullit të 19-të është një lojtar thelbësor, i paprekshëm. Megjithatë, kjo nuk duket se e ka penguar Chelsea të testojë situatën me stafin e portugezit për të kuptuar mundësinë e transferimit të tij në Londër: me pak fjalë, sipas asaj që shkruajnë tabloidët anglezë, pronësia e re amerikane e Blues pasi e ka siguruar praktikisht Koulibaly, po studion goditjen e madhe të merkatos. Operacioni është në kufi me të pamundurën, sepse bie ndesh me vullnetin e fortë të Milanit për të mos e privuar veten nga Leao, një xhevahir që për më tepër “blindohet” me një klauzolë prej 150 milionë eurosh. Megjithatë diçka duket se po lëviz ose të paktën Chelsea do të donte të përpiqej të futej në mes të një negocimi për rinovimin e kontratës që skadon në 2024 dhe që i sheh ende larg portugezin dhe Milan.

Nga shtëpia e Milan filtron qetësi absolute, për momentin. Të paktën në lidhje me të ardhmen e afërt të Rafas. Klauzola e lartpërmendur dhe marrëdhënia e shkëlqyer me lojtarin konsiderohen garanci për të tashmen dhe të ardhmen e afërt. Situatë tjetër nëse flitet për kontratën që skadon pas dy vitesh: klubi tha se ishte gati të rriste pagën e lojtarit deri në gjashtë milionë në sezon, me një rinovim deri në vitin 2027, ndërsa stafi i lojtarit për momentin nuk ka dhënë përgjigje sipas pritshmërive. Leao e di që mund të aspirojë për fitime shumë më të larta dhe pa dashur ta sforcojë dorën, megjithatë, ka vendosur të marrë kohë. Një lojë që megjithatë mund të favorizojë përfshirjen e klubeve më të rëndësishme europiane që pashmangshmërisht i kanë sytë te një prej lojtarëve më të fortë në xhiro. Tani për tani ka qenë vetëm sondazhi i Chelsea, por nga Anglia po përflitet për një tentativë të radhës nga Manchester City. Me pak fjalë, nëse për momentin situata e lidhur me të tashmen nuk e tremb Milanin, duke parë pak më tej ka nga ata që fillojnë të identifikojnë një çarje të rrezikshme.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI