Flash

Mehmeti 'supersticioz': nuk i ndryshon asgjë Partizanit për kthimin me Saburtalon

Lapsi.al 13 July 2022
Mehmeti 'supersticioz': nuk i ndryshon asgjë Partizanit për

Kalimi i raundit të parë të Conference League është objektivi prioritar i Partizanit, që ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e kthimit me Saburtalon, i fortë në fitoren 0-1 në Gjeorgji. Tekniku Dritan Mehmeti ka insistuar te detajet, edhe pse në fund është treguar supersticioz, duke mos e ndryshuar fare formacionin në krahasim me atë fitues të ndeshjes së parë.

Thonë që skuadra fituese nuk ndryshohet dhe Mehmeti vë bast në këtë pikë, me shpresë se historia do të përsëritet, për ta parë skuadrën e tij të vrapojë në raundin e dytë të turneut ku e pret Steaua e Bukureshtit. Me rikuperimin e qendërmbrojtësit Eneo Bitri të kuqtë mund të konsiderohet të plotë në organikë dhe tekniku do të ketë mundësinë të ripropozojë dyshen e qendrës me Belicën, që rezistoi edhe në minutat e presingut final të Saburtalos në Gjeorgji.

Edhe njëherë Teqja do të mbrojë kuadratin e portës, i ndihmuar nga prapavijë që në krahë do të ketë Hadrojin e Atanaskoskin, duke dhënë një indicje të saktë të Mehmetit për atë që mendohet të jetë mbrojtja titullare e sezonit të ri. Mesfusha do t'i besohet vrapit të Rrapajt e Matondos me Murataj që duhet t'i shtojë kualitetin, me organizimin e lojës të besuar në këmbët e ish-lojtarit të Tiranës Hoti, që ka detyrën të ndezë rinisjet e Skukës e Carës.

Partizani luan për dy rezultate në takimin e nesërm me gjeorgjianët, që do të luhet në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”, nga ku të kuqtë shpresojnë të dalin me një kualifikim.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI